KryNjë grup prej 18 emigrantësh shqiptarë dhe dy britanikësh kanë rrezikuar jetën e tyre në orët e para të kësaj të diele, teksa barka me të cilën ata po udhëtonin u përmbys.
Thirrja e emergjencës erdhi në orën 23:40 të së shtunës. Një helikopter dhe një anije u nisën në ndihmë të emigrantëve dhe anija u gjet vetëm rreth orës 2 të natës.
Sinjali u mor pasi shumë prej emigrantëve kishin marrë në telefon familjarët e tyre. Emigrantët shqiptarë, pasi u shpëtuan, u dërguan në Zyrën e Emigracionit dhe u pyetën atje.
Zyrtarë të rojës bregdetare i druheshin faktit se trafikantët mund të merrnin masa ekstreme. java/ a.k