Juventusi do të kërkojë sonte në “Wembley” biletën për në çerekfinalet e Champions League. Në Londër luhet ndeshja e kthimit e fazës së 1/8 mes Tottenham dhe Juventusi, ku ndeshja e parë u mbyll në barazim 2-2 dhe italianët duhet të fitojnë patjetër.
Londinezët po kalojnë një moment shumë të mirë dhe janë gati të bëjnë hapin e madh.
Trajneri Mauricio Pochettino i ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe pas sulmuesit kryesor Harry Kane do të luajnë si zakonisht Eriksen dhe Dele Alli.
Ndeshja tjetër e mbrëmjes së sotme që nis po në 20:45 është Manchester City-Basel. Anglezët e kanë siguruar biletën për më tej pasi e fituan 4-0 ndeshjen e parë. Pep Guardiola thotë se City i tij ende nuk është në nivelin e Barcelonës