• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bushati: Basha mashtrues, e konfirmon edhe vetë Kosova

by
26/04/2015 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka reaguar Partia Socialiste pas akuzave të Bashës nga Gjirokastra. Në një deklaratë për mediat, reagoi deputeti socialist Ervin Bushati. Ai  tha se është pikërisht Basha që nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për qytetarët e Tiranës dhe se këtë e kofirmon në deklaratat e tij çdo ditë edhe vetë kandidati i PD për Tiranën, Halim Kosova.

“Lulzim Basha s’ka mbajtur asnjë premtim në këto 4 vite. E megjithatë sot e ka hapur thesin duke premtuar çudira që nuk ia besojnë më as kandidatët e Partisë së tij Demokratike.

Dje, ishte kandidati i tij për Tiranën zëri më i fundit që iu bashkua kritikave duke denoncuar premtimin e pambajtur të Lulit për ndërtimin e terreneve sportive në kryeqytet.

“Problemi kryesor është infrastruktura e sportit dhe e terreneve sportive, problemi fillon që nga A-ja”, – tha dje Halimi.

A i mbani mend premtimet e Lulit për sportin? Për investimet në terrene sportive dhe ndërtimin e të paktën një qendre sportive për çdo njësi bashkiake?

Siç e tha dhe vete Halimi, Luli jo vetëm që s’e ka mbajtur këtë premtim, por nuk e çoi dot as nga A-ja tek B-ja.

Premtoi çudira për sportin, por sot në fundin e mandatit të tij e ka katandisur dhe ekipin e Tiranës në ditë të hallit.”, tha Bushati.

Nga ana tjetër Bushati thotë se Basha po fshihet pas Halimit sepse i di mirë dështimet e tij. Basha fshihet si frikacak duke e ditur se humbja e 21 qershorit  është e sigurtë  për PD, e cila cilësohet nga Bushati si mashtruese.

“Lulzim Basha i di dështimet e tij më mirë se kushdo.

Prandaj zgjodhi të fshihet pas një kandidati si Halimi për t’i shpëtuar përballjes me votë në 21 qershor; Prandaj i shmanget qytetarëve të Tiranës tamam si një frikacak, ashtu siç i është shmangur si frikacak çdo përballje me dështimet dhe abuzimet e tij.

Vota e 21 qershorit do të jetë një mesazh i qartë për Lulin dhe Partinë Demokratike se qytetarët dinë t’i dallojnë mire mashtruesit.

Në 21 qershor qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e drejte për ta çuar Tiranën dhe mbarë Shqipërinë në drejtimin e duhur.”, mbyll deklaratën e tij socialisti Bushati.

Next Post

Tahiri: Unë kam axhendën e çamëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In