• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokurori Dollapi: Llalla më transferoi pse e kundërshtova për emërimet e paligjshme

by Aalison Pearse Stevens
05/05/2016 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Prokurorisë së Përgjithshme vendosi dje të transferojë me detyrë në Apelin e Shkodrës ish­drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, Arben Dollapaj. Ai ka pasur përplasje direkte me kryeprokurorin Adriatik Llalla që nga viti 2015 e në vazhdim.

Arben Dollapaj, i cili është anëtar i Këshillit të Prokurorisë, i ka kundërshtuar hapur në disa mbledhje emërimet apo transferimet e prokurorëve, të kryera nga Llalla, me argumentin se kanë qenë sipas interesave personale të kryeprokurorit Llalla, pa u bazuar në ligj.

Goditja e parë për prokurorin Dollapaj ndodhi në mars 2016, kur drejtoria gjyqësore që ai drejtonte u shkri papritur me urdhër të kryeprokurorit Llalla.

“Vazhdova të punoj aty ku më transferoi në një drejtori tjetër, por si anëtar i Këshillit kam kundërshtuar me argumente emërimet apo shkarkimet e paligjshme që janë kryer nga prokurori i Përgjithshëm. Pas vendimit të Këshillit për të më transferuar, shpresoj që Presidenti i Republikës të mos e lejojë këtë paligjshmëri”, tha dje prokurori Dollapaj gjatë një komunikimi me gazetën “Panorama”.

Ai u shpreh se si pasojë e qëndrimit kundër emërimeve dhe tansferimeve të paligjshme të prokurorëve, emri i tij është futur në listë për transferim në Shkodër, si një hakmarrje personale nga kryeprokurori Adriatik Llalla. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit, ai ka mbajtur fjalën para kolegëve prokurorë, ku ka thënë se propozimin e Llallës për shkurtimin e organikës dhe transferimin në Shkodër e vlerëson si një hakmarrje, për qëndrimin që ka mbajtur në Këshill. “Në disa mbledhje të këshillit janë paraqitur propozime që bien ndesh me ligjin ‘Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë’. Kërkesat e disa prokurorëve të paraqitura në bazë të nenit 24, pika 3 dhe 27/a, të ligjit për konkurrim si drejtues (për t’u ngritur në detyrë) janë trajtuar nga prokurori i Përgjithshëm si dhënie pëlqimi për transferim në bazë të nenit 24, pika 1 e po këtij ligji, gjë që është haptazi në kundërshtim me vullnetin e prokurorit dhe me parashikimin ligjor. Kjo praktikë është në kundërshtim edhe me rregulloren”, ka thënë Dollapaj.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe nga prokurori i Përgjithshëm është paraqitur në grup dhënia e mendimit për transferimin e prokurorëve në një rast për rreth 30 prokurorë dhe në dy raste të tjera për rreth 21 prokurorë. Kjo praktikë është bërë në shkelje të parashikimeve të ligjit dhe me qëllimin e vetëm për të minimizuar rolin e Këshillit të Prokurorisë dhe për bërë zgjidhje preferenciale duke i dhënë një koperturë formale. “Momenti i fundit ka qenë një bisedë (informale) e zhvilluar në datat 9­13 mars 2016, ku pas kërkesës së tij, i kam dhënë mendimin tim për dorëheqjen e imponuar të paraqitur njëherësh në datën 8 mars, të 4 drejtuesve të prokurorive të shkallës së parë Dibër, Lezhë, Përmet, Tropojë”, ka thënë Dollapaj.

m.m

Next Post

Vlorë/ Tentuan grabitjen e banesës e dhunuan pronarin, zbulohen autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In