• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpikje të thjeshta që u kanë sjellë miliona krijuesve të tyre

by Java News
04/05/2016 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka shpikje të mëdha, që vijnë vetëm nga mendje të mëdha, por ka edhe nga ato të thjeshtat fare, sa që nuk ta pret mendja. E megjithatë, këto shpikje u kanë dhënë krijuesve të tyre miliona.

Ndaj, ktheni kokën rrotull dhe vëzhgoni me kujdes. Ku i dihet, milionat tuaja mund të jenë aty pranë.

Ndërkohë, ja shpikjet nga mund të merrni frymëzim.

Smiley (Buzëqeshja)

The smiley

Artisti amerikan Harvey Ball shpiku imazhin e buzëqeshjes, Smiley, më 1963. U pagua 45 dollarë për të drejtat e saj. më pas, dy vëllezër, Bernard dhe Murray Spain, kuptuan se Smiley kishte potencial të madh marketingu. Arritën të fitonin 50 milionë dollarë për shitjen si imazh i licencuar.

Susta Slinky

The Rainbow Slinky

Kjo është një nga lodrat më të famshme në botë. Shpikësit të saj, Richard James, ideja i lindi krejt aksidentalisht, kur një sustë i ra nga duart. Falë saj, James dhe familja e tij kanë fituar rreth 250 milionë dollarë.

Velkro

velcro

Idea e velkros i lindi George de Mestralit pas pa në mikroskop gjembat e rrodhes. Ai u mahnit nga aftësia e çengelëve të vegjël për t’u ngjitur kudo. Sot shpikja e Mestralit shitet kudo në botë dhe i ka siguruar kompanisë së tij 100 milionë dollarë në vit.

Gypat e çmendur

crazy straws

Dikujt i lindi ideja Si t’i bënte fëmijët të zgjidhnin qumështin apo lëngjet e frutave në vend të pijeve me gaz. Rezultati ishin këta gypa të përdredhur në forma jo të zakonshme. Tani janë jashtëzakonisht popullorë kudo në botë.

Jastëk në formë kafshe

pillow pets

Fëmijët i duan lodrat prej pellushi. Jennifer Telfer vuri re se djalit të saj i pëlqente t’i përdorte këto lodra në vend të jastëkut. E kuptoi se bëhej fjalë për një boshllëk në treg dhe doli me idenë e jastëkve prej pellushi në formën e kafshëve të ndryshme. Ata janë të preferuarit e fëmijëve.

Faqja njëmilionëshe

million dollar

Alex Tew arriti të fitonte pothuajse 1 milion dollarë nga një ide origjinale. Si student 21-vjeçar, ai kërkonte mënyra për të financuar studimet. Ideja që i lindi ishte shitja e hapësirës në faqen e tij në internet për reklama. Ai e shiti me një dollar për piksel. Ideja u pëlqeu biznesmenëve dhe kompanive të mëdha, të cilët blenë hapësirë reklame me kosto të ulët.

Pellushët me “bizele”

beanie babies

Arushët prej pellushi kanë qenë popullorë për një kohë shumë të gjatë, janë lodra të sigurta për fëmijët. Por Ty Warner ia doli t’i ofronte tregut një lloj tjetër lodre, të mbushur me kokrriza plastike ose “bizele”. Fitoi miliona dollarë falë kësaj ideje.

Batanija me mëngë

blanket sleeves

Një produkt shumë i thjeshtë dhe jashtëzakonisht popullor. Nuk dihet me saktësi se sa ka fituar shpikësi i saj, Scott Boilen, por në vitin e parë të daljes në treg janë shitur mbi 20 milionë copë.

Rrethi plastik

hoola hoop

Një tjetër lodër e thjeshtë shumë popullore, me mbi 100 milionë copë të shitura. Ideja i lindi dikujt që pa disa fëmijë tek luanin me rrathë bambuje dhe që aty mendoi t’i bënte prej plastike.

Shishja me grykën poshtë

shishja upside down

Kjo shishe u shfaq për herë të parë më 1991. Paul Brown, shpikësi i saj, ia shiti idenë prodhuesve të shampove, NASA-s dhe kompanisë Heinz, e cila nisi ta përdorte për produktet e saj. Shishja e patentuar u bë ka popullore, sa që më 1995 Brown shiti kompaninë bashkë me të drejtat e dizenjos për 14 milionë dollarë.

Leukoplasti

leukoplast

Gjendet në çdo shtëpi. U shpik më 1920 nga një kërkues që punonte në kompaninë Johnson & Johnson, pasi gruaja e tij preu dorën teksa priste ushqimet. Sot shitet në sasi të paimagjinueshme.

Letrat Post-it

post it

Megjithëse është thjesht një copë letë me një shirit zamke që mund të ngjitet lehtësisht në objekte të ndryshëm, popullariteti i kësaj shpikjeje ende nuk është zbehur. Ideja lindi aksidentalisht. Spencer Silver po zhvillonte një lloj të ri shumë të fortë zamke dhe rastësisht nxori diçka që u ngjit lehtë në sipërfaqe të tjera e njëkohësisht u shqit lehtë. Me shpikjen e tij, Silver ka fituar 1 miliardë dollarë!

D.I.

Next Post

Kanadaja do të pranojë 305 mijë emigrantë të rinj në vitin 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

March 22, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 22, 2026
Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In