• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

PD dhe OSHEE, akuza dhe kundër-akuza për tenderat

by Java News
30/04/2016 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka vijuar sot akuzat në adresë të qeverisë sa i përket administrimit dhe operimit të OSHEE.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënsja e PD, Ina Zhupa tha se, OSHEE është thesari i madh i parave që Edi Rama ndan me miqtë e tij. Sipas saj OSHEE nuk ndalet në tenderimin pa shpallje, me negocim, me një operator të vetëm në garë, duke dhënë në çdo rast pothuasje fondin limit. PD thotë se 60 mijë euro OSHEE ia ka dhënë një koncesionari makinash, Tirana Auto, për këtë vit. Sipas PD, OSHEE po vazhdon trajnimin e punonjësve, ku 670 milionë lekë i jepen të vetmit operator në garë, për 6 muaj punë.

“OSHEE thesari i madh i parave që Edi Rama ndan me miqtë e tij nuk ndalet në tenderimin pa shpallje, me negocim, me një operator të vetëm në garë, duke dhënë në çdo rast pothuasje fondin limit.

Dje ne denoncuam skandalin e vendosjes së 50 mijë matësve me 7 miliardë lekë, ndërkohë që kostoja sipas tregut është vetëm 1 miliardë.

OSHEE nuk u përgjigj se ku kanë shkuar 6 miliardë, por zgjodhi të sulmojë opozitën.

Po paraqesim sot disa raste të tjera, se çfarë bën kjo bandë e Edi Ramën, me paratë që u merren shqiptarëve me dhunë, me burg, me mbifaturim, e me ndëshkim me errësirë.

60 mijë euro OSHEE ia ka dhënë një koncesionari makinash, Tirana Auto, për këtë vit. I duhen bandës makina luksi për të marrë dhe qindarkën e fundit të shqiptarëve.

Ndërkohë që po tek ky operator kanë marrë dhe vitin që shkoi makina me qira, 68 milionë lekë.

Vazhdon trainimi i punonjësve, ku 670 milionë lekë i jepen të vetmit operator në garë, për 6 muaj punë. Mbi 100 milionë lekë në muaj, për trainim, për letra.

Ja ku keni dokumentin.

Ka evente OSHEE, meqë çmimi i energjisë është rritur për qytetarët, meqë familjet mbifaturohen, meqë përfundojnë në errësirë kur një pjesë e mirë skanë mundësi të paguajnë. 66 milionë lekë në vit për këto ahengje të OSHEE merr Prosaundi i famshëm i fushatës së Partisë dhe i festave të Veliajt.

Këto pra janë disa nga bëmat e OSHEE-së, e bandës hajdute që Edi Rama ka vërsulur kundër popullit, për të marrë miliardat që i duhen oligarkisë.

Shpejt do vijë koha që populli tu kthejë reston, e banda e OSHEE me kryehajdutin e saj në krye të japin llogari para ligjit”.

OSHEE: PROCEDURAT E TENDERIT TRANSPARENTE

Fill pas akuzave të Partisë Demokratike se OSHEE ka abuzuar me një tender, ka reaguar kjo e fundit duke mohuar këto pretendime. Me anë të një deklarate drejtuar mediave, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka pohuar se tenderi ka qenë i hapur, i publikuar online si dhe është zhvilluar brenda procedurave në APP.

“Tenderi ka qenë i hapur, online dhe i zhvilluar plotësisht me procedura transparente në APP. Thirrja për këtë tender është bërë kohë më parë, prej disa muajsh, dhe nuk u zhvillua befas. Nisur nga fakti se prej vitit 2011 nuk është kryer asnjë trajnim, shërbimet dhe teknologjitë kanë avancuar, detyrimi ligjor, etj, OSHEE e pa mëse të nevojshme, pas një analize të thellë, në bashkëpunim me institucione të huaja, për të realizuar trajnimin e 5300 punonjësve në të gjithë vendin, nga shoqëri të specializuara në këtë fushë.” , citohet në njoftimin e OSHEE-së.

Sipas OSHEE-së, e gjithë kjo bëhet në shërbim dhe në kërkim të rritjes së produktivitetit, zhvillimit të personelit, motivimit si dhe rritjes së sigurisë së tyre në vendin e punës, zhvillim e tyre në aftësitë e forta (profesionale), aftësive të buta (komunikative dhe sjellimore) si dhe aftësive organizative, planifikuese, zbatuese dhe implementuese.

  • Menaxhim projektesh
  • Aftësi për leadership dhe supervizim
  • Ndërtimi i skuadrës së punës (team building)
  • Menaxhimi dhe strategjia e burimeve njerëzore
  • Aftësi në negocim
  • Menaxhimi i kohës dhe rritjes së produktivitetit në punë
  • Shërbim klienti dhe komunikimi efektiv
  • Siguria në vendin e punës
  • Kodet elektrike dhe standartet e sigurisë në punë
  • Përdorimi i drejtë i mjeteve dhe veshjeve të punës
  • Analizimi dhe planifikimi i sistemit energjitik
  • Teknologjitë e reja dhe tendencat ndërkombëtare në nënstacion
  • Zgjidhja e problemeve dhe komunikimi i duhur me konsumatorët
  • Ndihma e shpejtë dhe mbrojtja nga rreziku i rëniës së zjarrit
  • Përgatitja e trajnuesve të brendshëm të shoqërisë
  • Analizimi dhe menaxhimi i riskut

Më tej në reagim thuhet se:

“Për shërbimin e eventeve

Procedura është zhvilluar plotësisht transparente, online dhe e hapur, për cilindo që plotësonte kriteret. OSHEE është ndër kompanitë më të mëdha publike në vend dhe bashkë me reformën e nisur, i është dashur të menaxhojë dhe një fluks aktivitetesh, të nevojshme për të informuar publikun, promovimin e vendimeve të rëndësishme për abonentët, investimet, etj. Kjo kontratë do t’i mundësojë OSHEE-së realizimin në kohë dhe me standardin e duhur të atyre aktiviteteve që do të konsiderohen me rëndësi. Shuma 6.5 milionë lekë është vlerë e parashikuar, në dispozicion të aktiviteteve me rëndësi që mund të ketë OSHEE gjatë 2016-2017, për të cilat do të nevojitet shërbimi i agjencisë, sipas parimit kosto për njësi, por nuk është e thënë të shpenzohet e gjitha.”.

Për shërbimin e makinave

“Kontrata për shërbimin e makinave është lidhur në vitin 2010, kur OSHEE (me emërtimin CEZ Shpërndarjes) menaxhohej nga privati. Kjo kontratë është e formës leasing (qira) operacional, pra kontraktori mer përsipër të ofrojë makina të reja (me 0 km) për një periudhë 3-vjeçare, duke përfshirë mirëmbajtjen periodike dhe të jashtëzakonshme të mjetit, si dhe detyrimet tatimore dhe lokale. Në kushtet e plotësimit të nevojave për mjete transporti në të gjithë vendin, parimi i “leasing operacional”, konsiderohet me leverdi për kompani të mëdha dhe shtrirje të gjërë. Procedurat e ndjekura për shërbimet e mësipërime kanë qenë plotësisht ligjore dhe transperente dhe këtë fakt e dëshmon edhe vet PD, e cila sot iu referua dokumenteve të marra nga APP.”, sqaron OSHEE.

BW/d.i.

Next Post

Aeroporti i Brukselit hapet të dielën e 1 Majit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In