• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

17 vjeçari vrau për gjakmarrje/ Florian Përvathi mbetet në burg, familjarët në lot në Gjykatën e Lezhës

by Java News
27/01/2022 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lezhës la në qeli 17-vjeçarin Florian Përvathi që vrau të hënën për gjakmarrje bashkëfshatarin Lek Lekgjonaj.  Vendimi u prit me lot në sy nga familjarët e adoleshentit që ekzekutoi vëllanë e vrasësit të babait. Avokati i të miturit i cilësoi të dy viktima dhe gjithë shoqërinë bashkëfajtore.

Familjarët e pritën me lot në sy në derë të Gjykatës së Lezhës, 17-vjeçarin Florian Përvathi që vrau të hënën për gjakmarrje bashkëfshatarin Lek Lekgjonaj në fshatin Manati.

Ashtu pritën dhe vendimin e togave të zeza që vendosën të mbajnë në burg pa afat adoleshentin për akuzën “vrasje për gjakmarrje” dhe dy akuza për armëmbajtje pa leje.

Katër ditë pas krimit, 17 vjeçari ndodhet ende në gjendje të rënduar psikologjike.

Para gjyqtarit Artan Hajredinaj ai ka heshtur, ndërsa deklarimet e vetme i ka dhënë para policisë ku u vetëdorëzua pas vrasjes. Vrau fqinjin për gjakun e babës, 17-vjeçari nuk shfaq pendesë për krimin në Lezhë

Avokati i të miturit, Andi Durra, pas vendimit tha se ngjarja e Manatisë është ndër rastet ku të dy janë viktima dhe gjithë shoqëria bashkëfajtore.

“Rasti i parë kur ka dy viktima, një që ka ndërruar jetë dhe i shpreh ngushëllimet e mia dhe familjarëve të të ndjerit, pro viktima e dytë që për mendimin tim nuk do të jetë e fusnit është dhe autori i veprës penale. Nga pak të gjithë jemi bërë fajtorë dhe i kemi nxitur të bëjnë këto lloj veprimesh,” tha avokati. Ngjarja që  riktheu fenomenin e gjakmarrjes në Lezhë u shënua të Hënën!

17 vjeçari Florian Përvathi ekzekutoi me pistoletë me mulli bashkëfshatarin Lek Lekgjonaj, pasi vëllai I tij Ndue Lekgjonaj i vrau të atin në vitin 2009.

Por adoleshenti nuk pranon të tregojë nëse e kanë ndihmuar në planin për hakmarrje që siç ka pranuar e kishte hartuar prej kohësh./m.j

Next Post
Tritoli në banesën e Armando Dukës/ Avokati i autorit të dyshuar: Kemi pamje filmike, është i pafajshëm

Tritoli në banesën e Armando Dukës/ Avokati i autorit të dyshuar: Kemi pamje filmike, është i pafajshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In