• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

17-vjeçari në Sharrë mund të jetë vrarë teksa flinte mbi mbeturina

by A R
11/08/2016 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e Ardit Gjoklajt në landfilldin e Sharrës dyshohet se ka ndodhur në një kohë kur 17-vjeçari ka qenë në gjumë. Ky ka qenë versioni i parë i ngjarjes, i hedhur fillimisht nga ana e Policisë, dhe që, me sa duket, po konfirmohet edhe nga vazhdimi i hetimeve në Prokurorinë e Tiranës. Burimet nga grupi i hetimit kanë thënë se një pjesë e lëvizjeve të ekskavatorit-kovë janë regjistruar nga një prej kamerave që mbikëqyrin rrethimin dhe sigurinë e landfilldit. Referuar pamjeve të këtyre kamerave, përcaktimit të përafërt të kohës së vdekjes së të riut dhe vendit ku ai është gjetur, hetuesit mendojnë se Ardit Gjoklaj ka qenë në gjumë në momentin që është zënë poshtë nga ekskavatorikovë.

“Ka të dhëna nga kamerat dhe nga dëshmitarët se 17- vjeçarin e kishte zënë gjumi në mbeturina për shkak të orës së vonë dhe faktit se në orët e para të mëngjesit të datës 7 gusht kishte nisur të binte shi. Për këtë arsye, punëtorët kanë ndërprerë punën në seleksionimin e mbeturinave dhe kanë vendosur të pushojnë”, thanë burimet nga hetimi.

Sipas tyre, disa punëtorë kanë hyrë poshtë strehëve në një ndërtesë që ndodhet aty pranë, ndërsa 17-vjeçari Ardit Gjoklaj, me sa duket, ka vazhduar punën ose është ulur aty ku e ka zënë shiu.

Hetuesit kanë dyshime se të riun e ka zënë gjumi aty dhe më pas, kur puna ka rinisur në landfilld, ekskavatori-kovë e ka goditur në kokë dhe në gjithë pjesët e trupit, duke e masakruar. Trupi më pas është lënë në plehra deri të nesërmen në orët e pasdites, kur kufoma është gjetur, me sa duket, nga punëtorët e tjerë të firmës, që kishin ndërruar turnin dhe kanë lajmëruar Policinë.

Fran Gjoklaj, xhaxhai tjetër i Ardit Gjoklajt, ka akuzuar direkt drejtuesin e ekskavatorit. “Kemi shumë pak fjalë për të thënë në këtë drejtim, por gjithë ankesa jonë shkon te fadromisti. Ai mbasi e ka mbytur, e ka mbështjellë me mbeturinat dhe ka dashur ta fshehë e ka thënë që ka ardhur i mbytur. Po ta kishte mbytur dhe të kishte thënë e mbyta pa dashje, do t’i kishim thënë hajde pi kafe, por ne na ka rënduar shumë se e ka fshehur për të mos u zbuluar dhe ka thënë që e kanë mbytur të tjerët. Nuk ka tjetër histori kjo punë”, ka thënë xhaxhai i viktimës.

Ai tha më tej se ditën e ngjarjes, nëna e priti në shtëpi Arditin deri në orën 09:30. “Më pas, ajo ka njoftuar njerëzit e saj dhe ne nisëm kërkimet. Në televizor ne pamë se ishte gjetur një trup pa jetë në Sharrë, por thanë se ishte 40- vjeçar, megjithatë ne thamë mos ishte ngatërresë dhe shkuam ta shihnim”, ka thënë Fran Gjoklaj. /panorama

Next Post

“Aston Villa do të jetë në majën e Evropës për pesë vjet”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bonusi i fundvitit për pensionistët, ndryshon sasia dhe mënyra e ndarjes! Ja kush kategori do të marrë më shumë

Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension deri më 31 dhjetor 2026

February 19, 2026
Mbledhja e Këshillit, Salianji zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë! Ja si përgjigjet ai

Premtoi “rrëmbimin” e Ramës si Maduro; Salianji: Berisha ka vetë marrëdhënie të krisura me SHBA

February 19, 2026
53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

February 19, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Bordi i Paqes/ Ish-ambasadori: Për Shqipërinë, një ndër ditët më të mira! Meritë e Ramës..

February 19, 2026
“Ndëshkoni krimin e këtij kafshe”, Braçe reagon ashpër pasi burri dogji gruan me benzinë

Akuza e fortë e Braçes në Kuvend: Prodhuesit e mëdhenj të birrave kanë korruptuar ministra e zyrtarë tatimesh!

February 19, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

February 19, 2026
Ndaje mendjen Sali: Delina me Sorosin, Palmeri se e shave nga gruaja serbe, apo McGonigali?

Rama ‘kokë më kokë’ me Trump, Berishës i ‘rifreskohet’ non grata

February 19, 2026
Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

February 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të Rama-show në Washington

February 19, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In