Sot Gjykata Administrative e Apelit do të marrë vendimin për ndryshimin ose jo të trupës gjyqësore që po gjykon çështjen e pallateve tek diga e liqenit.
Kërkesa e Bashkisë po shqyrtohet nga Bari Shyti, Lindita Sinanaj, Artur Malaj ku kërkohet përjashtimi i gjyqtarëve Arjan Qafa, Enkelejda Softa, Alkelina Gazidede
Një javë më parë bashkia kërkoi ndryshimin e trupës gjyqësore me arsyen se një nga gjyqtarët kishte lidhje familjare me aksionerët që po ndërtonin pallatet tek diga.
Vendimi për të ndryshuar trupën gjyqësore është shtyrë 2 herë. Ndërkohë në datën 19 maj do të shqyrtohet çështja në themel për kërkesën që ka bërë Bashkia e Tiranës për shfuqizimin e lejes së ndërtimit me arsyen se rrezikohet diga e liqenit nëse ato pallate ndërtohet. (javanews.al /r.a)