• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1,6741 shuplaka mbi Sali Berishën vetëm nga një dorë

by Luis Tanushi
03/05/2021 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Luis Tanushi *

Këto zgjedhje elektorale kanë shërbyer si vektor i rëndësishëm jo veç për t’u njohur me kryeministrin e ri apo deputetët e katër viteve të ardhëm.

Ashtu siç i pëlqente presidentit të republikës t’i konsideronte qysh në krye të herës, zgjedhjet shërbyen edhe si minireferendume ku sovrani u pyet dhe foli me votë se çfarë dhe kë mbështet.

Një detaj i rëndësishëm nga votëbesimi qytetar ishte edhe përballja e përfaqësuesve të kauzave të mëdha të cilët dolën para shqiptarëve pas betejave të gjata mes njëri-tjetrit ku të gjithë pretendonin se kishin mbështetjen e popullit.

Për të ilustruar këtë, do mjaftonte të merrnim si shembull reformën në drejtësi, këtë “mollë sherri” që na ka ngrënë aq shumë kohë dhe energji duke ndjekur debate, akuza, përplasje, pretendime, apo sulme që shkonin deri përtej normave njerëzore.

Si kryetar shtabi i sulmeve guerile ka qenë dhe mbetet me zë e figurë ish kryeministri Sali Berisha i cili për hir të së vërtetës kurrë nuk është lodhur të shkrehë nga frëngjia digjitale mbi çdo hartues që është marrë me këtë projekt.
Një prej tyre që mbase ka më shumë shenja të këtyre goditjeve ka qenë edhe deputeti socialist Fatmir Xhafaj i cili u bë si tabelë qitje për këdo që makthi i drejtësisë së re e zgjonte në mesnatë dhe e kishte të nevojshme të shprehte diku dufin.

Me shpresën se sulmet ndaj tij do të deligjitimonin reformën që kishte nisur, ish kryeministri jo pak herë pretendonte se kishte mbështetje popullore në atë që thoshte dhe atë që bënte. Andaj për këtë më 25 prill u pyet sovrani.
Berisha dhe Xhafaj kandidonin të dy në Tiranë, njëri mjek dhe tjetri jurist. Njëri ish kryeministër, e ish president, tjetri ish ministër, ish kryetar i komisionit të reformës në drejtësi dhe ish kryetar i komisionit të Ligjeve. Njëri me pushtet absolut në forcën politike që aderon, tjetri i renditur i njëzet e treti në listën elektorale. Të dy dolën para shqiptarëve që kishin të drejtë të zgjidhnin po njësoj se cilin do të votëbesonin.

Dhe rezultati i certifikuar tashmë nga KQZ ishte i tillë: 6766 vota për kandidatin Sali Berisha dhe 16741 vota për kandidatin Fatmir Xhafaj.

Diferenca mes tyre nuk ka nevojë për makinë llogaritëse për të kalkuluar shifrat, por për llogjikë njerëzore për të llogaritur se çfarë e shkaktoi këtë kontrast kaq të thellë.

Sovrani tregoi që statura e qelqtë e Berishës nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm dhe se liket e qytetarit digjital nuk janë vota mbështetëse në terren.

Sovrani tregoi se asnjë spekulim i shkruar nga urrejtja, nuk mund ta mposhtë dëshirën dhe nevojën për shtet të fortë ligjor.

Andaj edhe këtë herë ndëshkimi për kreun e shtabit anti-drejtësi ishte më i madh se asnjëherë tjetër.

Plot 16741 shuplaka vetëm nga një dorë këtu në Tiranë.

* Gazetar/jurist

Next Post
Presidenca, 25 milionë lekë tender për orendi dhe pajisje të reja

Presidenca vijon me 'pretendimet': Transparenca për votën e çdo qytetari, vendimtare për demokracinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

January 19, 2026
Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi

Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi

January 19, 2026
“Po thuhen të pavërteta në Bordin e Paqes”, Rama: Nuk do vijnë palestinezë, nuk do paguajmë 1 mld euro

Deklarata e Safe Journalists për RTSH-në: Qëndrimi im është keqinterpretuar dhe shtrembëruar

January 19, 2026
Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

January 19, 2026
Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

January 19, 2026
Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

January 19, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sekuestrohet një makinë tjetër në Durrës

Apeli lë në burg Xhino Agon, dyshohet si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

January 19, 2026
Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

January 19, 2026
Maliqi paralajmëron vjeshtë të tensionuar në Kuvend: Opozita do të nisë protesta pa ndalim!

“Qeveria nuk bie me protesta 2-orëshe”, Maliqi: Deputetët të shkojnë në grevë urie, të ngremë çadër para Kryeministrisë ose…

January 19, 2026
VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In