• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manjani me ambasadorin austriak: Mbështetje për projektin “Për një drejtësi pa vonesa”

by Aalison Pearse Stevens
18/04/2016 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani priti në një takim kortezie Ambasadorin Austriak, Johann Sattler, i cili prej pak kohësh ka marrë detyrën e tij të re në vendin tonë.
Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi mbështetjen e deritanishme të Austrisë në mjaft sektorë të rëndësishëm, ndërsa janë shkëmbyer ide mbi intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Ministri Manjani evidentoi rëndësinë që paraqet mbështetja e Austrisë për vendin tonë në fazën paraprake të çeljes së negociatave, ndërsa Ambasadori Sattler theksoi se zhvillimet dhe dinamikat në Ballkanin Perëndimor shihen me mjaft interes nga Austria.

Ndërkaq, Ambasadori Sattler garantoi vullnetin e tij për të kontribuar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërsa evidentoi se ka mjaft fusha ku mund të arrihen edhe më shumë rezultate.

Përmirësimi i klimës së biznesit dhe lidhja e pashmangshme që ai ka me forcimin e shtetit ligjor dhe parimet e sigurisë juridike janë shtruar gjithashtu për diskutim gjatë këtij takimi. Në këtë kuadër, Ministri Manjani theksoi se të gjithë aktorët duhet të impenjohen për të krijuar një mjedis të favorshëm për klimën e investimeve në Shqipëri.

Bashkëbiseduesit janë ndalur edhe në rëndësinë e Projektit “Për një drejtësi pa vonesa”, i cili evidentoi një sërë praktikash të gabuara në drejtim të shërbimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor. Vazhdimësia e mëtejshme e këtij projekti është konsideruar si mjaft pozitive nga të dyja palët, ndërsa Ministri Manjani përsëriti edhe njëherë qëndrim e tij se reforma e vërtetë është ajo që ka në thelb të saj shërbimet ndaj qytetarëve.

Modernizimi i shërbimeve gjithashtu ka qenë një çështje tek e cila Ministri Manjani është ndalur gjatë këtij takimi, ndërsa ka vlerësuar se në këtë aspekt do të ishte me mjaft vlerë nisja e një bashkëpunimi me ekspertë austriakë.

Next Post

Rektorati: Kërcënimi i dekanit Mynyr Koni, rast i paprecedent

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

January 2, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidente me pasoja në rrugët e vendit/ Eksperti: Kryesore mbetet edukata rrugore. Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe Penal

January 2, 2026
Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

January 2, 2026
Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

January 2, 2026
Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, ja kush janë çifti i bashkëshortëve nga Orikumi

Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, ja kush janë çifti i bashkëshortëve nga Orikumi

January 2, 2026
Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

January 2, 2026
Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

January 2, 2026
Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

January 2, 2026
Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

January 2, 2026
Fermerët grekë bllokojnë sërish aksin Kakavijë–Janinë, njoftojnë 3 orë protestë nesër

Fermerët grekë bllokojnë sërish aksin Kakavijë–Janinë, njoftojnë 3 orë protestë nesër

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com