Besart Berisha mendoi se i dha fitoren Melbourne Victory kur shënoi në minutën e 86-të në fushën e Brisbane Roar, ku ai ka qenë idhull i tifozëve. Por ish-skuadra e sulmuesit shqiptar barazoi pas vetëm dy minutash, ndërkohë që shënoi edhe golin e fitores në minutën e tretë shtesë.
Sidoqoftë, është një gol me peshë, pasi luhet në play-off, në ndeshjet me eliminim. Takimi i kthimit do të jetë të dielën në Melbourne dhe vendasve tani u mjafton edhe fitorja minimale.