LSI feston sot 16-vjetorin e krijimit dhe kryetarja aktuale e kësaj force politike Monika Kryemadhi ka vendosur që urimin ta shoqërojë me një video me disa mesazhe.
Ajo thotë se ishte ulur të shkruante një tekst të gjatë, por më pas kur pa videon vendosi që të ndryshonte mendje dhe të mos e tregonte për publikun.
“Kam shkruar një tekst shumë të gjatë për të uruar 16 vjetorin e LSI-së, por video urimi që më dërguan anëtarët më të rinj të LSI-së më bëri të ndryshoj mendim. Urim më të bukur se mesazhi i këtyre të rinjve nuk ka! I uroj të gjithë anëtarëve të LSI gëzuar ditëlindjen!”, thotë Kryemadhi.











