• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

16 shtetet që kanë legalizuar prostitucionin

by
17/07/2015 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prostitucioni është ndoshta një nga punët më të vjetra në tokë. Shumë njerëz e shfrytëzojnë atë për para, drogë dhe nganjëherë edhe pse duket absurde, për ushqim.

Ky është një fenomen që shpesh i atribuohet vendeve të botës së tretë, aty ku të varfrit bien viktima të skllavërisë së bardhë. Dikush me dëshirë e dikush me dhunë, femrat që ushtrojnë sot këtë “profesion” në botë vishen me “petkun” e imoraleve.

Pavarësisht kufizimeve ligjore dhe pasojave, prostitucioni ekziston ende në botë.

Por, a e dini që ky fenomen është legalizuar në shumë vende të zhvilluara? Dhe në këto vende, punëtorët e seksit dhe punonjësit e zakonshëm marrin të njëjtat privilegje?

16 vendet ku prostitucioni lejohet me ligj

16 – Indi

Megjithëse shtëpitë publike ose bordellot i ka të ndaluara me ligj, prostitucioni në vetvete ka statusin e një profesioni dhe lejohet. Shumica e praktikojnë në banesat e tyre.

15 – Zelanda e Re

Prostitucioni në Zelandën e Re është i ligjshëm që nga viti që nga viti 2003. Këtu, bordellot e licencuara funksionojnë sipas disa ligjeve specifike dhe kontrollohen nga punonjësit te ligjit dhe mjekësisë. Në këtë vend fenomeni është kthyer në një biznes të zakonshëm.

14 – Holandë

Ky shtet është i njohur për dritaret e kuqe të seksit, ku punonjëset ftojnë kalimtarët e rrugës për shërbimet e tyre. Edhe këtu prostitucioni është legal.

13 – Australi

Në të gjithë Australinë lejohet prostitucioni, por ligji për këtë profesion dhe pronësinë e bordellove ndryshon nga shteti në shtet në të gjithë konfederatën.

12 – Indonezi

Ky vend nuk ka një ligj të qartë për prostitucionin, por megjithatë fenomeni është i ligjshëm. Indonezia është një ndër vendet ku abuzohet me tepër me të miturat në botë.

11 – Austri

Prostitucioni në Austri është i ligjshëm prej shumë vitesh, por punëtoret e seksit në këtë vend duhet t’u përmbahen disa rregullave specifike. Së pari ato duhet të regjistrohen në një zyrë të krijuar enkas për të ushtruar këtë punë dhe duhet të jenë mbi 19 vjeç. Ato duhet të paguajnë taksat dhe duhet t’i nënshtrohem kontrolleve të vazhdueshme mjekësore.

10 – Greqi

Edhe Greqia është një rast i ngjashëm me Austrinë. Prostitucioni në fqinjin tonë është i ligjshëm si çdo punë e zakonshme dhe punonjësit kanë të drejta të barabarta me punëtorët e tjerë.

9 – Bangladesh

Ky shtet lejon bordellot dhe prostitucionin. Bangladeshi është ndër të paktat shtete në botë që lejon edhe prostitucionin mashkullor.

8 – Gjermani

Prostitucioni në Gjermani është i ligjshëm që nga viti 1927. Ndryshe ky shtet mund të quhet “parajsa” e punëtorëve të seksit, pasi këtu kanë sigurim jete dhe përfitime të tjera sociale. Pavarësisht punës, statusi i tyre nuk paragjykohet dhe kur tërhiqen ata marrin një pension të majmë.

7 – Belgjikë

Këto prostitucioni është i ligjshëm, por ushtrohet me kontrolle të rrepta. Ushtrohet vetëm në bordello dhe në to nuk mund të hysh pa pasur një kartë personale ose nëse shenjat e tu të gishtërinjve nuk janë regjistruar në sistem. Lejohen ata që janë mbi 18 vjeç.

6 – Ekuador

Prostitucioni dhe gjithçka që ka të bëjë me punën e seksit lejohet në Ekuador. Xhirot ditore që siguron për arkat e shtetit kjo punë janë marramendëse. Shteti kritikohet shpesh se nuk ka një kufi për moshën.

5 – Brazil

Brazili është një ndër rastet unike, pasi ndalon me ligj tutorët, por lejon prostitucionin. Kjo ka bërë që shumë njerëz ta ushtrojnë ata si “profesion” të lirë. Brazili është një ndër shtetet me numrin të lartë të punëtorëve të seksit.

4 – Danimarkë

Edhe këtu prostitucioni është i lejuar. Madje, qeveria i ofron ndihmë personave me aftësi të kufizuara që të gjejnë një prostitutë nëse nuk munden me mënyrë të tjera.

3 – Kanada

Ligji i këti vendi për prostitucionin është pak konfuz. Në fund të vitit 2014, qeveria bëri një ligj që as e lejon dhe as e ndëshkon prostitucionin. Megjithatë, një punëtore seksi mund ta ushtrojë “profesionin” duke ia hedhur ligjit në raste specifike, p.sh duke i marrë partnerët si të ftuarit e tyre në shtëpi.

2 – Kolumbi

Prostitucioni është ligjor vetëm në dy qytete në Kolumbi, Kartagjena dhe Barankuila. Megjithatë, shteti nuk i ndalon me ligj tutorët.

1 – Francë

Franca i ka ndaluar me ligj bordellot dhe tutorët që nga viti 1948. Prostitucioni në vetvete është i ligjshëm, por ai nuk lejohet të ushtrohet në publik.

Next Post

Ikën Vidal, vjen Gotze?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme

U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme

December 22, 2025
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

December 22, 2025
Përplasjet dhe përçarjet brenda PD po thellohen?! Anëtarëve të PD në Elbasan u kërkohet të bojkotojnë takimin e Salianjit: E organizon Suel Çela

“Salianji si Gramoz Pashko, ju sulën të gjithë kur doli kundër”

December 22, 2025
Paralajmërimi i ekspertit të emigracionit: Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar

Paralajmërimi i ekspertit të emigracionit: Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar

December 22, 2025
Rritje pagash për punonjësit e Policisë! Koçiu: Vendim i merituar për ata që mbrojnë sigurinë, jetën dhe rendin

Policia plan masash në kufi dhe porte për festat e fundvitit

December 22, 2025
Iu vendos bombë në makinë, vritet gjenerali rus në “zemër” të Moskës

Iu vendos bombë në makinë, vritet gjenerali rus në “zemër” të Moskës

December 22, 2025
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Preç Zogaj rrëfehet për 8 Dhjetorin 1990: Studentët nuk u dhanë kohë manovrave të regjimit, 7 prej tyre…

December 22, 2025
Temperaturat deri në -2 gradë por kushtet atmosferike do jenë të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në -2 gradë por kushtet atmosferike do jenë të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

December 22, 2025
Korrupsioni “përkul” pushtetin/ Socialistët e Sanchez humbin rëndë zgjedhjet në një rajon të Spanjës

Korrupsioni “përkul” pushtetin/ Socialistët e Sanchez humbin rëndë zgjedhjet në një rajon të Spanjës

December 22, 2025
PD në protestë para Kryeministrisë! ‘Foltore’ paralele me Kuvendin

“Protestuesit mund të jenë agresivë”, deputeti i PD: Ka shumë mllef

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In