• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

16 shkurti, si fundi i “protestës studentore”

by Alfred Peza
02/02/2019 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ka një sforcim të pashembullt të opozitës sonë, për ta mbajtur me çdo çmim në këmbë, intrigën e tensionit artificial në universitetet shqiptare, deri më 16 shkurt. Ky “shtërngim dhëmbësh” vihet re në çdonjërën prej fakulteteve, ku vazhdojnë të mbijetojnë ishujt e fundit të “rezistencës”, brenda oqeanit të atyre rreth 130 mijë studentëve të regjistruar në universitetet shqiptare përgjatë këtij viti akademik, të cilët po e vijojnë ose që po kërkojnë prej kohësh vijimin normal të mësimit.

Pavarësisht të gjitha paqartësive të opinionit, pakënaqësive të vetë studentëve të vërtetë dhe prindërve e pedagogëve të tyre të tjerë, debateve mediatike dhe mjergullnajës publike, vetëm një gjë është tashmë e qartë si drita e diellit. Se ata që po tentojnë ta mbajnë peng vijimin normal të procesit mësimor në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri, janë partitë politike opozitare.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, pas mbylljes në dhjetor të protestës së vërtetë, nga studentët e vërtetë, që paraqitën 8 kërkesat e tyre të vërteta e të drejta, në pamundësi për ta grabitur, po e keqpërdorin hapur dhe pa asnjë sforcim për tu kamufluar më, autorësinë e gjithë asaj çfarë po ndodh në këtë histori.

Kanë qenë me dhjetra e me qindra shembujt e bërë mediatike e publike, të protagonizmit në gjithçka që po ndodh e që po luhet, nga ana e studentëve që janë anëtar e militantë të forumeve rinore e partiake të opozitës.

Pas tyre, tashmë kanë dalë hapur dhe nuk fshihen më, as drejtuesit e forumeve rinore të PD dhe LSI, apo anëtarë, drejtues dhe të zgjedhur në forumet më të larta përfaqësuese të këtyre partive, në të gjitha hallkat e sistemit. Duke nisur nga nën kryetar partish, deputetë dhe ish deputetë e deri tek militantët më të thjeshtë e familjarët e tyre, që menaxhojnë nga zinxhirët e dyerve, e deri tek mikorfoni i ultimatumeve ndaj qeverisë.

Në këtë listë të shkurtër por që kërkon të luaj rolin e pedalit të frenave të universitetit, janë përfshirë tashmë që nga studentë, pedagogë, sekretare, punonjës administrate, drejtues të fakulteteve dhe deri tek rektorë universitetesh. Eshtë e qartë për të gjithë, që ata tashmë janë aty me një mision të qartë e të pastër politik. Mesazhet që janë bërë publike, kanë nxjerrë në tribunë edhe udhëheqësit e tyre të vërtetë, duke implikuar që nga kryetarët e bashkive, e deri tek kryetarët e partive opozitare dhe familjarët e tyre.

Përtej të gjithave, këto zhvillime kanë bërë që të ekspozohen njëherë e përgjithmonë publikisht se kush janë celulat e partive politike nëpër universitete dhe kush janë njerëzit e tyre në to. Duke na ekspozuar në përmasa reale, urgjencën tonë kombëtare, për depolitizimin dhe nxjerrjen e partive politike, jashtë shkollave tona të larta.

Nga ana tjetër, kjo situatë si çdonjera tjetër e ngjashme, që kemi parë të zhvillohet në këto 30 vitet e fundit në Shqipëri, ka identifikuar një bërthamë hiperaktive protagonistësh ndër studentët dhe pedagogët, të cilët dukshëm po mundohen që ta shfrytëzojnë këtë moment, për të shtuar rekordet e tyre personale për të bërë karrierë e për të marrë shpërblime e favore politike nesër, për “heroizmin” e tyre të sotëm.

Të gjitha këto, janë treguesit më të qartë se tensioni që po kërkohet të mbahet me çdo çmim gjallë në mënyrë artificiale nëpër universitete, synohet që të vihet në dispozicion të aksionit të parë më të madh politik të opozitës sonë për 2019: Protestës së 16 shkurtit në Tiranë. Atje ku bashkë me nisjen e aksionit të ri të opozitës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, do të zhvillohet edhe ceremonia mortore e një tentative të dështuar, për të manipuluar dhe keqpërdorur kauzën e drejtë të studentëve të vërtetë.

Next Post
“Peshku i madh” maqedonas dhe një shembull për Shqipërinë fqinje!

Gruevski: Si u arratisa përmes Shqipërisë me pasaportën time!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In