• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

16 shkurti, prova për opozitën, jo qeverinë!

by Alfred Peza
13/02/2019 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ka një keqkuptim të madh në lidhje me protestën e së shtunës, që opozita shqiptare ka njoftuar se do të organizojë në Tiranë. Keqkuptimi lidhet me “djallëzinë” për ta shitur të gjithën këtë, si një provë të madhe për ekzistencën e qeverisë dhe mbijetesën e kryeministrit Edi Rama. Por, në fakt, kemi të bëjmë me krejt të kundërtën!

Më 16 shkurt, përpara provës së madhe ekzistenciale në fakt, është as më pak e as më shumë, por vetë opozita e bashkuar shqiptare.

Opozita është në radhë të parë përpara provës me veten. Sepse nëse protesta dështon, vihet në pikëpyetje të madhe, kompaktësia e një koalicioni vetëm tre- katër muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme lokale të 30 qershorit. Çka do të thotë, se e shtuna e kësaj jave, do të shënonte, parathënien e një humbje të paralajmëruar të saj.

Opozita është gjithashtu përpara provës së besimit si brenda vetes, ashtu edhe përballë PS, mazhorancës dhe qeverisë së saj. Sepse PD dhe LSI si dy kokat e shqiponjës sonë opozitare, janë në provë besimi si brenda koalicionit përballë njëra tjerës ashtu edhe në raport me Kryeministrin Edi Rama. Të dyja partitë, përtej retorikës, e dinë shumë mirë se ngado e sido që të rrotullohen situatat, pas zgjedhjeve të reja parlamentare të 2021, ose njëra ose tjetra synon të jetë në qeverisje me socialistët. Sepse që nga zgjedhjet e 1996 e deri më sot, PS ka qenë gjithmonë forca e parë politike e parlamentare në Shqipëri. LSI e provoi më 2013 kur bashkqeverisi me PS, ndërsa PD e tentoi me Lulzim Bashën më 2017, për ta realizuar këtë. Ndaj, nëse e ke bërë njëherë, nuk është aspak çudi e mëkat politik, që ta tentosh ta realizosh këtë përsëri. Në këto kushte, edhe PD edhe LSI, më shumë sesa me PS, janë në garën e provës së madhe të besimit, me veten e tyre.

Opozita është në protestë, përpara provës së besimit me të gjithë opozitarët shqiptarë. Ata kanë dyshuar deri më sot, tek aftësia e lidershipit të kësaj opozite, për të krijuar një frymë bashkimi e ndryshimi, përballë qeverisë socialiste. Fakti se kjo është protesta e parë që opozita e bashkuar realizon, nga maji i vitit 2018, e tregon këtë. Ndaj, nëse dështon edhe këtë radhë siç janë të gjitha gjasat, atëherë edhe ajo pak pritshmëri e krijuar me aq shumë sforcim këto ditë e javë të para të 2019, do të shkatërrohet e kthehet në hiç. E pas kësaj, do të jetë e pamundur që PD- LSI dhe aletatët e tyre minorë, ti bashkojnë e ti ngjisin të gjitha copëzat dhe çikat e enës së qelqtë të besimit opozitar, deri në zgjedhjet lokale.

Opozita është të shtunën e kësaj jave, përpara provës ndaj të gjithë atyre që do të donin të besonin tek ajo, por që kanë parë sesi PD dhe LSI, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk ia kanë dalë që të kenë një program, një platformë, një strategji apo një kauzë opozitare, rreth së cilës të arrijë që të bashkojë të gjithë ata që duan ndryshimin, sipas një modeli dhe një projekti ndryshe nga ajo e PS dhe e Edi Ramës. Ata kanë parë me dëshpërim sesi opozita tentoi tia vidhte kauzën qytetarëve të Kukësit kur protestuan për taksën e kalimit të automjeteve në rrugën e Kombit; ata kanë parë sesi opozita jonë tentoi në mënyrë të pasinqertë që të protestonte bashkë me aktorët e Teatrit Kombëtar për prishjen e godinës; ata panë sesi opozita po kërkon që ta përdorë hallin e banorëve të Unazës së Re, për interesin e vet dhe jo për të ardhmen e tyre; ata panë sesi opozita e Bashës dhe sidomos ajo e Kryemadhit, shkatërroi me sukses kauzën e drejtë të studentëve të vërtetë të dhjetorit, vetëm e vetëm për ta keqpërdorur atë politikisht thjeshtë e vetëm për interesin e vet politik. Nëse opozita jonë dështon në protestën e të shtunës më 16 shkurt, ajo do të shkatërrojë përfundimisht, çdo pritshmëri të këtyre apozitarëve në tentativë, që nuk po arrijnë të gjejnë dot tek PD dhe LSI, alternativën e dëshiruar.

Për të gjitha këto, por edhe për njëmijë e një arësye të tjera të thëna e të pathëna këtu, 16 shkurti kuptohet që nuk është në asnjë rast prova për qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama. Në protestën e të shtunës, është në provë as më pak e as më shumë, por vetë opozita jonë dhe lidershipi i saj. Mazhoranca e di shumë mirë këtë. Ndaj askush prej saj, nuk ka patur asnjë minutë kohë që të meret me hallin e opozitës, por vetëm me veten. Me axhendën, programin dhe projektet e saj qeverisëse. Sepse PS dhe Edi Rama e dijnë shumë mirë, se më 30 qershor shqiptarët nuk do të votojnë për mbarëvajtjen e protestave, por për mbarëvajtjen e punëve të tyre.

Next Post
Paradoksi: Bashkimi me Shqipërinë vjen si patericë për ndarjen e Kosovës!

Paradoksi: Bashkimi me Shqipërinë vjen si patericë për ndarjen e Kosovës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Policia nuk kishte fotografi”, ish-drejtori tregon rastin: Si nuk po e gjenim dot vrasësin

“Policia nuk kishte fotografi”, ish-drejtori tregon rastin: Si nuk po e gjenim dot vrasësin

March 30, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

“Ekzekutimi në Rinas i barabartë me 200 vrasje”, Karanxha: Ngjarje e rëndë që duhet zbardhur

March 30, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Debati/Mërtiri: Pse PD nuk respekton rregullat?Alimehmeti: Nëse jeni anëtar, keni të drejta të plota

March 30, 2026
Grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç, Prokuroria në Spanjë kërkon 55 vite burg për bandën e shqiptarëve

Grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç, Prokuroria në Spanjë kërkon 55 vite burg për bandën e shqiptarëve

March 30, 2026
Qeveria Kurti miratoi propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim angazhimin e fortë të Kosovës për paqen

Qeveria Kurti miratoi propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim angazhimin e fortë të Kosovës për paqen

March 30, 2026
“Ndërkombëtarët nuk e kanë partner Berishën”, Mërtiri: Opozita nuk ka vizion për pushtetin!

“Ndërkombëtarët nuk e kanë partner Berishën”, Mërtiri: Opozita nuk ka vizion për pushtetin!

March 30, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Alimehmeti: Kushdo që kandidon përballë Berishës nuk fiton. Mërtiri: Pse nuk lejohet Salianji të kandidojë?

March 30, 2026
Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

March 30, 2026
Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

March 30, 2026
“Epsteini” ynë

Ëndrra e Berishës për të “shpërfytyruar” kundërshtarët

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In