• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

16 shkurti i opozitës, si një skenar filmi i përsëritur

by Enkel Xhangoli
15/02/2019 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Xhangoli

Protesta pak muaj para zgjedhjeve është kthyer në një lloj tradite, në politikën shqiptare. Këtu nuk mjafton të përmendim opozitën aktuale, por dhe pozita e sotme ka ndjekur thuajse të njëjtën strategji në vitet 2009-2013.

Prej disa ditësh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur turin e takimeve në çdo cep të Shqipërisë për t’i ftuar qytetarët në protestën e së shtunës që do të zhvillohet para kryeministrisë. Të protestosh për të mbrojtur një kauzë të caktuar është një e drejtë demokratike. Por, ajo çfarë mua nuk më bind në protestën e opozitës është se cila është kauza e 16 shkurtit? Ku ndryshon kjo kauzë nga ajo e protestës së 2017?

Parë nga ky këndvështrim, unë e gjykoj që opozita po i mbledh mbështetësit për një kauz që është luftuar njëherë për tre muaj në 2017 dhe nuk prodhoi asnjë rezultat politikisht pozitiv për PD. Arritja e vemte e asaj proteste ishte futja e ministrave teknik, që më vonë rezultuan një bumerang për vetë PD.

Bumerang, pasi në protestën tre mujore u fol për korrupsion masiv në këto mimistri, por që ministrat e Bashës nuk nxorrën asnjë skandal, duke krijuar bindjen se këto ministri ishin edhe më të pastra se sa pretendonte vetë Edi Rama. Mund të kishte korrupsion dhe skandale, por pse nuk i publikuan ministrat e Bashës? Për ta ilustruar si shembull mjafton të përmendim arrestime e ish-zyrtarëve të ministrisë së Drejtësisë, pse nuk i denoncoi Gazmend Bardhi abuzimet me tenderat kur u fut si ministër teknik?

Kjo pra, është një thyerje besimi i qytetarëve ndaj PD dhe protestës të organizuar prej saj. Kredibiliteti dhe mbështetja nuk krijohet nga protesta të dala “bosh”, por nga ato që ndikojnë në forcimin e institucineve dhe që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt apo indirekt në xhepat e qytetarëve. Nëse protestat do të kishin realizuar të paktën një nga këto pika, Basha nuk do të lodhej me turin e takimeve derë më derë, por do t’a kishte popullin shtyllën kryesore për të hedhur themelet e qeverisë “blu”.

Në protestën e 16 shkurtit nuk shikoj ndonjë dallim nga protesta e 2017, kështu që, kjo gjë më bën të mendoj se kjo protestë bëhet vetëm për të shtuar presionin para zgjedhjeve lokale, ndoshta do të kurorëzohet me një tjetër marrëveshje, që sigurisht me justifikimin se bë nga ndërhyrja e ndërkombëtarëve.

Në fakt, nëse kërkohen arsye për të protestuar kundër Ramës, mund të gjesh pafund, duke nisur nga premtimi bosh i punësimit, shëndetësisë e deri te taksat. Pyetja është, pse opozita shfaqet e dobët para opinionit publik, kur për më tepër është krijuar dhe aleanca opozitare?!

Unë nuk besoj se një popull i cili dhunohet çdo ditë, siç pretendon Basha, i duhet shkuar derë më derë për t’i ftuar në protestë, besoj se një popull i revoltuar nuk ka pse pret 16 shkurtin e opozitës, por e merrë të drejtën tij me hir e me pahir në çdo kohë.

Ky është një tjetër fakt që tregon se, protesta e opozitës do të organizohet dhe do të zhvillohet nga militantë e të punësuarit e opozitës. Unë personalisht do të mbështesja këtë protestë, nëse do të kishte trajtën e protestën e studentëve.

Por, mendoj se për aq kohë sa tund flamurin e një partie, qoftë i majtë apo i djathtë,do të thotë që po lufton për partinë dhe jo për vete. Ndoshta në vende më të demkokratizuara, mund të luftosh për partinë e cila më pas do të luftojë për ty, por në vendin tonë historia na ka treguar që këtu luftohet vetëm për poste dhe përfitime.

Nuk duhet të harrojmë që pas çdo proteste haraçin e paguan populli. Por, po rikthem te protesta e 16 shkurtit. Edhe pse është krijuar koalicioni opozitar, përveç ofertave të Bashës para zgjedhjeve, ajo që vihet re është dhe distancimi i LSI.

Basha e ka kthyer në një mision të tijin dhe të PD këtë protestë, por ku është koalicioni, LSI përveç disa daljeve për media dhe statuesve në Facebook, nuk është se po lodhet shumë për organizimin e protestës.

Për mendimin tim, ky distancim mund të jetë dhe shëkndija e parë e një kolicioni të ardhshëm PS-LSI në 2021, sigurisht që kjo varet nga ngjarjet politike që do të pasojnë në vitet në vijim.

Duke mbetur te kuadri i protestës të së shtunës dhe koalicioni opozitar, ajo që bën përshtypje është se dhe vetë pjestarët e koalicionit janë kundër Bashës. Kyetari i i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka ka vënë si kusht Bashës garantimin e ndryshimit të sistemit zgjedhor, ose në të kundërt nuk pranon të bëhet pjesë e platformës së opozitës për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e qershorit.

Deri më tani aleatët e tjerë nuk kanë ndonjë reagim zyrtarë, pyetja është por nëse platforma e propozuar nga PD refuzohet nga shumica e aletaëve sa do e dëmtojnë PD?
Në këto kushte mendoj që PD po futet në një rrugë ku ka kaluar dhe më parë, por që asnjëherë nuk e ka nxjerrë në destinacionin e duhur. Nuk dua të bëj dallimin se Basha është demoni dhe Rama djalli, pasi përderisa ky vend dhe ky popull është në këtë pikë të gjithë janë “djaj” dhe abuzues me besimin e popullit.

Nga gjithçka që thash më sipër, dua të theksoj që PD duhet të japë një arsyetim ndryshme nga ato çka na ka ripërsëritur këto 6 vite, mbi të cilën populli të ndërtojë besimin. Nuk mendoj se mungojnë kauzat, por mungon opozita agresive dhe ajo diplomatike.

JavaNews.al

Next Post
Horoskopi ditor, e Hënë 10 Shtator 2018

Katër shenjat e Horoskopit, që nuk kanë ndërmend të martohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In