Një shqiptare e mitur, 13 vjeç, me bashkëmoshataren e saj rumune, janë zhdukur pa gjurmë në Itali, teksa ishin duke pritur autobusin pas shkollës.
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarja ishte në shoqërinë e shoqes rumune kur humbën gjurmët, dhe familjet e tyre janë në dëshpërim se nuk po i gjejnë dot.
Për herë të fundit vajzat janë parë në zonën e Trevisos, teksa ishin duke pritur autobusin në stacion për të udhëtuar drejt Castelfranchi Veneto.
Shqiptarja quhet Selma, ndërsa rumunia Roxana.
Mësohet se familjet e tyre kishin vite që ishin vendosur në Itali.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e tyre. Media italiane nuk përjashton as mundësinë që largimi i tyre të jetë me dëshirën e tyre, pra pa pasur rrëmbimi.