• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria nis hetimet për tri firmat shqiptare të implikuara në Panama Papers

by Java News
06/04/2016 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria dhe Policia kanë deklaruar nisjen e hetimeve në Shqipëri për skandalin financiar Panama Papers, pas të dhënave se vendi ynë mund të ketë lidhje me këtë çështje. Me një komunikim jozyrtar, Drejtoria e Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit, njoftohet se ka nisur hetimet për akuzën e “pastrimit të parave”, shkruan Panorama.

Hetimi fillimisht vërtitet rreth emrave të shtetasve shqiptarë e të huaj dhe kompanive që mendohet se kanë vepruar dhe nga Shqipëria. Objekt i hetimit, të paktën për Policinë, duket se është biznesmeni Ismail Mulleti, i cili aktualisht nuk gjendet në Shqipëri. Ai ka dalë nga vendi me një linjë ajrore drejt Turqisë në datën 14 mars 2016 dhe nuk rezulton të jetë kthyer më në vendin tonë.

Nga hetimi nuk janë përjashtuar edhe ortakët që kanë pasur apo që janë në lidhje me bizneset e Ismail Mulletit. Më konkretisht, përveç biznesmenit 52­vjeçar të njohur në Shqipëri për aktivitetin e tij pas viteve ‘90, në hetim janë edhe ortaku i tij izraelit, Assaf Halkin, dhe një shtetas zviceran. Hetimi ka përfshirë ndërkohë edhe tri kompani që Ismail Mulleti dhe ortakët e tij kanë pasur në Shqipëri.

Kompanitë për të cilat hetuesit kanë mbledhur dje informacion janë “GFI Techonologies”, themeluar në 2013­n, “Egnatia export­import”, krijuar në 1995­n dhe “IMAH”. Përveç dokumentacionit ligjor në lidhje me aktivitetin, kohën e krijimit, zyrat etj., për këto tri kompani policia po mbledh informacione në lidhje me aktivitetin bankar dhe transfertat financiare brenda e jashtë vendit.

PROKURORIA

Krahas hetimit të nisur nga Sektori Kundër Pastrimit të Parave në Polici, edhe Prokuroria e Përgjithshme duket se ka urdhëruar nisjen e verifikimeve. Burime zyrtare të organit të akuzës thanë se Prokuroria e Përgjithshme po bashkëpunon me institucionet e tjera ligjzbatuese “për të qartësuar situatën mbi përfshirjen e mundshme në çështjen ‘Panama Papers’ të kompanive ose shtetasve shqiptarë apo të huaj që veprojnë në tregun financiar shqiptar”.

Panorama

Next Post

Fotot/ Jo më kot është modelja më e kërkuar, shijoni format e Bella Hadid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

March 12, 2026
“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In