• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis procesi i dhënies së titujve të pronësisë mbi tokën në fshat

by Aalison Pearse Stevens
03/04/2016 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nis procesi i dhënies së titujve të pronësisë mbi tokën në fshat. 150 certifikatat e para të pronësisë mbi tokën u shpërndanë sot, në Novoselë, ku i pranishëm ishte Kryeministri Edi  Rama. Vonesat në marrjen e titullit të pronësisë ka gjeneruar edhe një sërë problematikash të tjera në zhvillimin bujqësor e rural. Ky proces krijon kornizën ligjore për të zhvilluar pronën, për ta shitur tokën në pronësi, për ta dhënë me qira, apo trashëguar. Po ashtu, marrja e titullit të pronësisë krijon kushte të reja për fermerët. Ajo do t’i mundësojë fermerit për të përfituar nga programet e ndihmës shtetërore në bujqësi, apo për të hyrë në një marrëdhënie të re me bankat për kreditimin e aktivitetit të tyre. Sikundër, të ardhurat e përfituara nga kalimi i të drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore nga një fermer i regjistruar tek një fermer tjetër janë të përjashtuara nga tatimi mbi të ardhurat personale.

Certifikatat e Pronesese Novoselë 1

 “Nëse do t’i kërkoja Drejtorit të Përgjithshëm të hipotekës të tregonte gjithë kalvarin për të përgatitur këtë proces, do duhej të rrinim këtu deri në mbrëmje, pasi situata ​që trashëgua edhe në hipotekë ishte një situatë katastrofike. Këtë situatë kemi vendosur ta ndryshojmë rrënjësisht dhe jemi duke e ndryshuar, edhe pse jemi të vetëdijshëm që ka ende jashtëzakonisht shumë probleme që lidhen me bazën e të dhënave të informacionit,” – u shpreh Kryeministri.

Certifikata e pronësisë për tokën bujqësore do të jenë falas dhe për këtë do të ndiqet modeli i legalizimit të shtëpive në zonat informale.

“Atë që po bëjmë me sukses për legalizimet, do ta bëjmë me po kaq sukses, edhe për tokën bujqësore, pra, certifikatat e pronësisë për tokën bujqësore falas. Përveç burokracisë, problem tjetër ka qenë tarifa e papërballueshme për të përgatitur dokumentacionin, nga ana e kryetarëve të familjeve në fshat. Kjo i ka penguar që t’i hyjnë kësaj rruge, prandaj ne e morëm tërësisht përsipër këtë kosto,” – shpjegoi Kryeministri.

Në përfundim të kësaj procedure, për herë të parë, – vijoi Kryeministri, – ata do të kenë në dorë dokumentin që i bën zotërues të ligjshëm të tokës së tyre.

Sipas tij, mjafton që familja, kryetari i familjes të paraqitet në bashkinë përkatëse, përmes njësive administrative dhe të depozitojë kërkesën, aktin e marrjes së tokës në pronësi dhe certifikatën familjare.

“Mjaftojnë këto 3 letra që i kanë të gjithë dhe bashkia fillon përgatitjet, për ta kthyer të gjithë këtë histori të gjatë dhe sfilitëse për familjet për vite e vite të tëra, në një dokument që përfundimisht i bën zotërues të titullit të pronës mbi tokën e tyre bujqësore.” deklaroi Kryeministri.

(javanews.al)

Next Post

“E Nxonme”, Geotari i frymëzuar nga Marina? (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In