• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

150 spiunë, Tatimet ngrenë rrjetin për të futur në kurth bizneset

by A R
03/11/2015 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve ka lëshuar në udhëzues të brendshëm me dy detyra në reja në shërbim të aksionit antiinformalitet, ku e para është rikontrolli dhe dyta e ndërtimi i skemës funksionale të provokatorëve (spiunëve tatimore).

Në materialin e që Drejtoria e Tatimeve ka bërë gati tashmë, cilësohet se, provokatorët janë punonjës që do të jenë pjesë e “150” punonjësve që tashme janë me kontratë pune në tatime. Numrin e tyre dhe ndarjen nëpër qytete do ta bëjë DPT. Baza ligjore dhe shpërblimi i tyre janë të zgjidhura me VKM për “500” punonjësit me kontratë të përkohshme.

“Por, meqenëse provokatorët do të kryejnë shpenzime të tjera për të kryer detyrën, kompensimi i këtyre shpenzimeve do të bëhet duke bërë ndryshim ligjor. Ministria e Financave bashkë me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, do të punojnë për kryerjen e ndryshimit ligjor” thuhet në materialin sekret të tatimeve që ka siguruar Monitor.

DPT duhet të sjellë propozimet për objektin e provokimit. Orientimi është për kuponin fiskal. Ministria e Financave sugjeron nëse ka hapësirë të bëhet edhe për biznesin e madh për faturën tatimore. Gjithashtu, objekt mund të jetë edhe afishimi i çmimit. DPT mund të ketë propozime të tjera.

“Për provokatorët ka rëndësi detajimi i mbylljes së skemës. Është e qartë deri tani që ata do të kryejnë raportim te aplikacioni “komisariati digjital” me një celular smart. Më pas çfarë do të ndodhë dhe si do të ndodhë? Si do të jetë bashkëpunimi i grupit punonjësit tatimor dhe potencialisht të krimit ekonomik? Si do të vërtetohet shkelja e ligjit nga subjekti i biznesit për të mos lënë vend për abuzim, kundërshti dhe padrejtësi? Kërkohet që të vendoset bashkëpunimi me drejtorinë e policisë së luftës kundër krimit ekonomik. Jo vetëm në rastin e konstatimit të shkeljes, por edhe të trajnimit të punonjësve. Duke qene një detyrë specifike mbi sjelljen, mënyrat dhe metodat e verifikimit jo të drejtpërdrejt të shkeljes së ligjit, pjesëmarrja e tyre në trajnim të punonjësve, së bashku me specialistë të DPT, është e domosdoshme” thuhet në dokumentin konfindencial.

Platforma e mësipërme mbetet e hapur për pasurim, korrigjim dhe saktësim. Këto duhen bërë sa më parë në mënyrë që operacionet në terren të fillojnë pa humbur kohë, sugjerohet në dokumentin në fjalë.

Me qëllim të hyrjes në këtë fazë të luftës kundër informalitetit dhe evazionit, DPT duhet të jetë e pajisur me burimet e nevojshme njerëzore. Për këtë:

  1. a) “500” po ofron drejt fundit. Së afërmi, mbushen tre muaj punësim i përkohshëm. Nëse DPT ka nevojë për t’i mbajtur për më tej, duhet të bëjë kërkesë në MF për të ndryshuar VKM përkatëse për zgjatje afati. Së dyti, zgjatja e afatit lidhet ngushtësisht me mbulimin e shpenzimeve financiare. Ministria e Financave (MF) nuk ka fonde. DPT duhet të konfirmojë nëse ka fonde në dispozicion për të mbuluar gjithë periudhën e zgjatur të vazhdimit të kontratës me këtë grup punonjësish.
  2. b) DPT duhet të punësojë 150 punonjës të rinj. Nga pikëpamja ligjore, ata janë të mbuluar nga VKM për “500”. Nga pikëpamja financiare, do të vazhdohet të mbulohet nga fondi MF që ishte i destinuar për “500”, por që është përdorur për më pak.
  3. c) “150” duhen ndarë sa për nevoja të rikontrollit dhe sa për nevoja të provokatorëve. Kjo ndarje të bëhet në bazë të gjykimit të DPT si njohëse e drejtpërdrejt e nevojave.

MONITOR

Next Post

Deklarimet/ Kryebashkiakët e rinj, shtëpitë, pronat dhe milionat në banka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In