• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

150 milionë lekë për lojtarët e Tiranës

by A R
29/06/2022 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës i ka akorduar 150 milion lekë futbollistëve të klubit Tirana, të cilët këtë vit u shpallën Kampionë të Shqipërisë për herë të 26-ën herë në historinë e tyre. Kryebashkiaku Erion Veliaj priti sot djemtë e ekipit, të cilëve u shprehu mirënjohjen që i sollën një tjetër kupë të rëndësishme qytetit të Tiranës dhe theksoi se kjo premio është përcaktuar vetëm për lojtarët që dhanë gjithçka në fushën e blertë.

“Urime për kampionatin! Jam shumë krenar për secilin prej jush, për punën, sakrificën, për familjet tuaja! Nuk besoj se ka vit më të mbarë për të sjellë Kupën e Kampionatit të Shqipërisë në Tiranë sesa ky vit ku Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë. Kur të bëhet bilanci i Tiranës Kryeqytet Europian i Rinisë, kjo fitore do të jetë pjesë e arritjeve të këtij qyteti që rritet përditë, që punon përditë, që lufton përditë, por – siç është edhe ky rast, – edhe që fiton përditë”, tha Veliaj në pritjen për djemtë e ekipit bardheblu.

Ai siguroi se këtë herë, ndryshe nga viti i shkuar, lavdia, por edhe çmimi i Bashkisë së Tiranës, do të jetë vetëm për ata që punuan për titullin kampion.

“Ne e mbajmë fjalën e dhënë dhe në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak do të formalizojmë çekun prej 150 milionë Lekësh si shpërblim për lojtarët dhe trajnerët. Nga lavdia e një ekipi përfitojnë shumë njerëz, por dua të pranojmë se kur shkojmë në fushë, kur shkojmë në stadium, na emocionojnë ata që luajnë dhe që stërvitin lojtarët. Ndaj, kam vendosur që këtë vit të bëjmë një korrektim të shpërblimit, i cili do të shkojë ekskluzivisht vetëm për ata që kanë kontribuar në lojë dhe në fushë sepse besoj që kështu është më e ndershme. Nuk jam ndjerë mirë, – duhet ta pranoj këtë, – kur pashë se një pjesë e shpërblimit që dhamë vjet devijonte në familjarët e aksionerëve të klubit. Kjo nuk funksionon! Këto nuk janë paratë e mia personale, por janë të taksapaguesve të Tiranës”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se shpërblime të tilla do të jepen për të gjitha skuadrat e kryeqytetit, të cilat do të sjellin një kupë në Tiranë.

Nga ana tjetër, Veliaj shtoi se nuk mund të ndodhë që të kemi klube futbolli, të cilat punojnë në të zezë dhe me llogari të bllokuara, borxhe e gjyqe.

“Kjo duhet zgjidhur njëherë e mirë, ndaj kur i futem betejave në sport, nuk i futem për një emër të përveçëm. Nuk është çështje emrash, por parimesh. Në qoftë se dikush nuk punon dot në të zezë në fasoneri a në piceri, atëherë as në futboll nuk duhet të punojë njeri në të zezë. Sigurimet shoqërore duhen paguar. Ndaj, duhet t’i çojmë deri në fund këto beteja. Është e mjerueshme sot për Federatën Shqiptare të Futbollit, që të mundemi në shtëpinë tonë nga ekipe modeste, ndaj kjo duhet parë, edhe ku shkojnë këto financa”, tha ai.

Veliaj tha se në Tiranë s’mund të investojë vetëm Bashkia për futbollin. Ai theksoi se megjithatë, investimet për sportin do të vijojnë, siç janë fushat te pishinat te Diga e Liqenit, apo hapja e palestrave në shkollat e reja, fusha e Laprakës dhe ato në Kombinat, të cilat janë në dispozicion të fëmijëve të talentuar për t’u bërë dikushi në futboll.

/a.r

Next Post
Italiani nuk deklaron paratë në kufi, i sekuestrohen mbi 12 mijë Euro dhe rreth 2 mln lekë

Italiani nuk deklaron paratë në kufi, i sekuestrohen mbi 12 mijë Euro dhe rreth 2 mln lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In