• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

15-vjeçarja kërcënohet nga ish i dashuri: Më kthe dhuratat që të kam sjell nga Anglia, ose do të shikosh fotot në shtyllë

by Ardit Rada
27/11/2020 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 15-vjeçare që hyri në lidhje me një emigrant në Angli po kërcënohet prej ditësh nga ish i dashuri që i bën asaj presion përmes rrjeteve sociale. Rasti u regjistrua në komisariatin e Farkës bëjnë me dije që sqarojnë se e mitura vendosi ta ndërpresë historinë, por pas këtij vendimi ish i dashuri pretendon që ka investuar tek ajo përmes dhuratave të shumta dhe ndaj ajo duhet t’i kthejë të gjitha. Në të kundërt fotografitë e vajzës do të shpërndahen në ambientet e jashtme të shkollës private që vajza po ndjek.

Denoncimi u krye nga e ëma e 15-vjeçares pohojnë burimet e sigurta, sipas të cilave janë administruar një sërë komunikimesh në Whats App dhe Instagram ku i riu paralajmëron se ka nisur numërimi mbrapsht i kohës dhe në rast mos reagimi ai do fillojë të veprojë. Por kërcënimi për dhuratat shikohet nga policia si një justifikim, duke qenë se nga shikimi i deritanishëm i komunikimeve virtuale kuptohet që i riu po vepron në këtë formë pasi u braktis nga e mitura.

“F.G. ishte i fejuar me vajzën që është 15 vjeçe. Ai po na kërcënon të dyjave duke postuar fotografi gjatë kohës që kanë qenë të fejuar dhe shantazhon- në qoftëse ju nuk më ktheni lekët që kam shpenzuar me vajzën tuaj unë do publikoj fotografitë”. Por problemi është kthyer në një ankth për vajzën dhe të ëmën, kur ish i dashuri ka hapur një llogari në instagram dhe prej aty ka bërë followers me nxënësit e shkollës ku 15-vjeçarja ndjek arsimimin. “Ai ju ka shpërndarë foto të vajzës disa nxënësve. Ata e kanë marrë vesh pasi dy djem në shkollë i kanë thënë sime bije që kanë foto intime të sajat që ua ka dërguar dikush nga instagrami”.

E terrorizuar e mitura ka kërkuar ndihmë nga e ëma që ka folur me ish partnerin e të bijës, i cili më herët për shkak të dashurisë së vajzës ishte pranuar dhe lidhja e tyre kishte qenë për pak muaj familjare. “I shkrova ish të fejuarit të sime bije dhe mu përgjigj, e kam ndarë mendjen, nëse unë futem në burg t’i bëj gati arkivolin e vajzës”.

Policia pohon  se kërcënimet janë shpeshtuar 10 ditët e fundit dhe sipas këqyrjes me procesverbal rezulton se fillimisht çifti qëndroi i lidhur për gjashtë muaj. E mitura u nda me F. G një vit më parë me këmbënguljen e familjarëve të saj, të cilët edhe pse e kishin pranuar të dashurin e saj si të fejuar, ndërkohë ishin të shqetësuar për moshën e tij të madhe.

“Ai nuk kishte informacion që vajza ishte nën moshë. Madje gjatë lidhjes të dy ata duheshin aq shumë sa hapën një llogari instagrami të përbashkët. Por me kalimin e kohës meqenëse djali është emigrant në Londër ime bijë filloi të kuptojë se primare ishte shkolla”, shton e ëma. Kur 15-vjeçarja i dha fund lidhjes, veprimi i saj i parë ishte mbyllja e përbashkët e instagramit dhe kjo e ka nxehur keqazi të riun. “Ai hapi një adresë tjetër instagrami me emrin e time bije. Më pas më telefonoi dhe më tha – kam paguar dy djem nga 500 paund, u kam thënë do t’i lani këto fotografi dhe do t’i varni tek shtyllat e shkollës”.

Policia pranon se pas denoncimit ka dërguar pranë laboratorit për këqyrje të gjitha llogaritë virtuale të hapura nga i dashuri i zhgënjyer, i cili ndonëse kërkon t’i kthehen pas dhuratat, nuk është i qartë se sa është vlera që ai ka shpenzuar për hatër të dashurisë. Kjo çështje po mbahet nën mbikëqyrjen e njësisë kundër krimeve kompjuterike për veprat e përndjekjes, dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private.(SI)/a.p

Next Post
Nis vaksinimi kundër gripit i edukatoreve dhe arsimtarëve, Manastirliu: Edhe vaksina antiCOVID do të jetë falas për qytetarët

Nis vaksinimi kundër gripit i edukatoreve dhe arsimtarëve, Manastirliu: Edhe vaksina antiCOVID do të jetë falas për qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In