Një vajzë e mitur, e moshës 15-vjeçare është gjetur nga Policia e Tiranës, pasi prindërit e saj e kishin denoncuar ditën e shtunë se ishte larguar nga banesa.
Vajza është gjetur një ditë më parë, teksa ishte sistemuar në banesën e një shoqeje.
Sipas burimeve të policisë, F.D, vjeç 15, banuese në Tiranë, më datë 23.05.2017, u gjet dhe deklaroi se ishte larguar nga banesa pasi dyshohet se nga nëna shtetasja F.D, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj si dhe iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme shkruan Panorama.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”./a.m.