Të paktën 15 persona kanë mbetur të lënduar mbrëmjen e kaluar në Mitrovicë të Kosovës, si pasojë e një shpërthimi gazi.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në një banesë në fshatin Kçiq të Mitrovicës, teksa shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi, për shkaqe ende të paqarta.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Mitrovicës, teksa 4 prej tyre kanë pasur nevojë për ndërhyrje më të specializuar, për shkak të plagëve të marra nga mbetjet e bombolës dhe djegiet në trup.
Sipas Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë, përfshirë fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.
/a.r