• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafiku i drogës: Sinjal me zjarre natën dhe gjurmë avioni në fushat e Akërnisë

by Java News
23/03/2016 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fushat e Akërnisë, shenjat e rrotave të ngjashme me ato të avionëve sportivë janë evidente.

Banorët thonë për gazetën Panorama se herë pas here kanë dëgjuar zhurmat e avionëve që vijnë në këtë zonë, por nuk kanë informacion se kush mund të jenë pritësit e tyre me qëllim për të ngarkuar tonelatat me drogë.

Fushat janë në distancë të konsiderueshme me aerodromin e Akërnisë, pasi pilotët u druhen rojeve të mundshme apo patrullimeve të policisë në të. Banorët japin të dhëna që përkojnë logjikshëm me veprimet e mundshme të pilotëve, në tentativë për t’u ngarkuar dhe larguar pa u diktuar nga policia. Sipas tyre, herë pas here kanë dëgjuar zhurma të avionëve, sidomos herët në mëngjes pa u zbardhur mirë dita.

Një tjetër detaj i dhënë prej tyre ka të bëjë me sinjalizimin që japin trafikantët për pilotin para se ky i fundit të japë manovrën e uljes. “Pilotët njoftohen me anë të zjarrit se ku duhet të ulin avionët. Pasi më parë është kontrolluar terreni nga trafikantët, ata e japin garancinë e uljes së avionit me anë të zjarrit. Me sa duket, pilotët ulen në fushë për t’u ngarkuar, vetëm kur shohin në ajër zjarrin e ndezur. Këto mund të jenë kode të trafikantëve me pilotët. Shpeshherë dëgjojmë zhurma avionësh gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit”, shprehen banorë të Akërnisë.

gjurme avioni

Për shkak të çështjes delikate dhe frikës, ata nuk duan të identifikohen, por pranojnë se kanë qenë dëshmitarë të zjarreve të ndezur në distancë, e më pas kanë dëgjuar zhurmat e avionëve të vegjël që ulen afër fshatit të tyre. Por ka edhe banorë të cilët pohojnë se i kanë parë këta avionë, të cilët bëjnë ulje në këtë zonë.

Sipas tyre, fluturojnë në distanca të ulëta me tokën drejt Italisë, pasi kjo pengon pikasjen e tyre nga radarët. Praninë e avionëve e konfirmojnë qartazi shenjat në bar. Janë disa shenja në fushat e Akërnisë që tregojnë të njëjtin fakt. Ndërkaq, policia ka liruar tre persona që shoqëroi një ditë më parë. Ata janë çobanë që kanë një stan afër vendit ky dyshohet se është ngritur avioni i ngarkuar me drogë.

Sipas Policisë, ata janë N. Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, A. Mehmetaj dhe K. Mehmetaj. Ata u lanë të lirë pasi hetimet nuk konkluduan në ndonjë të dhënë konkrete se tre familjarët mund të kenë lidhje me ngjarjen. Shoqërimi i tyre u bë pasi policia u sinjalizua për një avion të ngarkuar me drogë në këto fusha, dhe që ka marrë drejtim Italinë.

Ndërkaq, dje Policia e Vlorës ka krehur të gjithë zonën për të gjetur prova të trafikut dhe mundësinë e uljes së avionëve, si dhe janë pyetur banorë me qëllim për të identifikuar persona të mundshme të dyshimtë. Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar të dhëna Aviacionit Civil për ndonjë kërkesë për leje ose raport informacioni në lidhje me fluturimin e ndonjë avioni tip “Piper” në Shqipëri në muajin mars.

Ndonëse të dhënat nuk kanë mbërritur ende, dyshohet se avioni në fjalë ka lëvizur pa informuar autoritetet dhe pa leje. Madhësia është e tillë që nuk përjashtohet dyshimi se mund të jetë çuar edhe me kamion me karroceri të mbuluar në vendin e nisjes dhe më pas ka fluturuar në lartësi të ulët ku nuk kapet nga radarët që ka në përdorim Shqipëria.

Nga pala italiane verbalisht dhe në mënyrë paraprake thuhet se avioni ka qenë tip i vogël “me një helikë” dhe se drejtuesi i ndaluar nuk ka pranuar të japë të dhënat e identitetit të tij. Po kështu raportohet se nuk i janë gjetur dokumente me vete, pasi mendohet se i ka hedhur në det bashkë me ngarkesën e drogës.

Panorama

Next Post

Planifikohet ndërtimi i lagjeve të posaçme për të kthyerit nga Serbia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In