• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e Sindromës Down, në Shqipëri janë 684 të prekur

by Java News
21/03/2016 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

21 marsi i vitit 2016, shënon përvjetorin e 11-të të Ditës Botërore të Sindromës Down, dhe çdo vit në këtë datë zëri i individëve që kanë këtë sindromë apo i atyre që jetojnë me ta bëhet më i dëgjuar. “Miqtë e mi, komuniteti im”- është slogani i fushatës së këtij 21 Marsi.

Temë kjo e diktuar nga Down Syndrome International, ku Down Syndrome Albania është antare.

Të dhënat tregojnë se në nivel global 1 në 800 lindje të gjalla rezulton me sindromën Down.  Ndaj kjo ditë, për të theksuar të drejtat e tyre është themeluar në vitin 2006 nga Shoqata Kombëtare e Sindromnës Down në Amerikë dhe është ndjekur nga shumë shtete më pas.

Synimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi, informimi si dhe promovimi i të drejtave dhe nevojat për individët që kanë këtë sindromë në mënyrë që të jetojnë një jetë të shëndetshme, të pavarur dhe gjithëpërfshirëse në komunitetin ku jetojnë. Një rezolutë për të observuar 21 marsin si ditën ndërkombëtare të sindromës down është adaptuar me konsensus nga asambleja e përgjithshme e kombeve të bashkuara në dhjetor të vitit 2011. Prej 2012-ës 21 Marsi shënjohet dhe në vendin tonë.

Në Shqipëri jetojnë rreth 684 individë me sindromën Down

Individët me sindromën Down, në baza të barabarta me personat e tjerë,  duhet ta kenë të mundur t’i gëzojnë të drejtat e plota dhe të barabarta, si fëmijë ashtu dhe të rritur.  Kjo përfshin mundësinë e pjesëmarrjes së plotë në komunitetet ku jetojnë.

Realiteti për shumë nga ta është se,  qëndrimet negative që janë të përhapura jo pak, rezultojnë në pritshmëri të vogla, diskriminim dhe përjashtim, duke krijuar kështu komunitete ku fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down nuk mund të integrohen në mënyrë të sukseshme në grupet e moshatarëve të tyre.

Por aty ku fëmijëve me sindromën Down dhe atyre me nevoja të tjera të veçanta iu jepet mundësia e pjesëmarrjes, të gjithë fëmijët përfitojnë dhe aty krijohet mjedisi i shoqërisë, i pranimit, i respektit për të gjithë dhe pritshmëritë e larta.

Jo vetëm kaq, por këto mjedise i përgatisin të gjithë fëmijët e të sotmes si të rriturit e së nesërmes, duke ua mundësuar kështu të rriturve me sindromën Down jetesën e pavarur, punësim dhe pjesëmarrje me vetëbesim, të përfshirë plotësisht në shoqëri përkrah shokëve dhe moshatarëve të tyre.

Në kuadër të Ditës Botërore të Sindromës Down, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh.

ATSH

Next Post

Reforma në PS, Kokëdhima replikon me Gramoz Ruçin në distancë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In