• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati në Greqi, premton solidaritet e kërkon heqjen e Ligjit të Luftës

by Java News
21/03/2016 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka nisur vizitën zyrtare dyditore në Greqi, ku është takuar me Presidentin Prokopis Pavlopulos.

Sipas televizionit shtetëror grek, ERT, presidenti Pavlopulos i ka dhënë tre mesazhe të qartë ministrit shqiptar, për të cilat është biseduar: Çështja e refugjatëve, trajtimi i minoritetit grek në Shqipëri dhe zgjidhja për çështjen e varrezave të ushtarëve grekë rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pavlopulos i ka thënë Bushatit se Greqia dëshiron marrëdhënie të mira me Shqipërinë, gjë që e ka treguar në shumë raste, siç ishte mbështetja për hyrjen në NATO apo në BE.

Bushati e falënderoi presidentin grek për pritjen dhe vuri në dukje dëshirën për ta thelluar bashkëpunimin me Greqinë, si partnerë strategjikë dhe anëtarë të NATO-s.

Por, si aleatë ushtarakë, Bushati i ka kërkuar presidentit që Greqia të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë, “një relike e së kaluarës, çka do të na japë mundësi të mbyllim një kapitull të marrëdhënieve tona”.

Lidhur me minoritetin grek, Bushati siguroi presidentin Pavlopulos se Shqipëria respekton të gjitha ligjet ndërkombëtare, duke kërkuar integrim më të mirë të komunitetit shqiptar në Greqi, i cili ka ardhur në rritje.

Për krizën e refugjatëve, ministri Bushati shprehur solidaritet me Greqinë për vështirësitë që po kalon, duke theksuar se “ksenofobia është diçka që nuk na përket”. “Ne do të nderojmë të gjitha vlerat europiane dhe do të japim kontributin tonë në BE për zgjidhjen e problemit të refugjatëve”.

Bushati i shprehur mirënjohjen Greqisë për mbështetjen në rrugën Euro-Atlantike, me besimin se marrëdhëniet dypalëshe do të ndërtohen në një të ardhme të begatë, bazuar në vlerat europiane.

JavaNews / Përgatiti Dritan Ikonomi

Next Post

Arabia Saudite, aty ku njerëzit varen duke përdorur vinça e ku kokat priten (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

March 14, 2026
Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

March 14, 2026
Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

March 14, 2026
Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

March 14, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

March 14, 2026
Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In