Kandidati i Partisë Social Demokrate për Bashkinë e Fierit Albert Çaçi ka ftuar në debat publik dy kandidatët e tjerë për këtë bashki Enkekejd Alibeaj i PD dhe Armando Subashi i PS.
Në një takim me banorët ditën e djeshme, Çaçi tha dje se dy kandidatët e partive të mëdha duhet të mos kenë frikë po të vijnë të flasin para popullit.
Gjithashtu Çaçi tha dje në Fier se kundërshtarët e tij po bëjnë fushatë me miliona, duke veshur qytetin me flamuj e banderola, ndërsa njerëzit ankohen për varfërinë, mungesën e zhvillimit, papunësinë, korrupsionin.









