• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta me Investitorë të rajonit: Ekonomitë tona janë komplementare, jo konkurrente

by A R
16/03/2016 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti në takim një grup përfaqësuesish të Zyrës Ndërkombëtare të Investitorëve Maqedoni-Shqipëri-Kosovë. Gjatë bashkëbisedimit me komunitetit e biznesit maqedonas, Meta tha se gjithçka që mund të bëjë Kuvendi, Qeveria dhe komuniteti i biznesit për rritjen e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve, është jo vetëm në interesin e biznesit, por mbi të gjitha të ekonomive të vendeve tona dhe qytetarëve tanë.

Kryetari i Kuvendit theksoi se për shkak të globalizimit, konkurrenca ka kaluar nga niveli kombëtar në rajonal dhe se shmangia e shumë barrierave na ndihmon që të krijojmë një ekonomi të përbashkët rajonale për të qenë konkurrues në tregjet globale. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit deklaroi se rritja e shkëmbimeve dhe bashkëpunimi ndihmon vendet tona të përfarojnë standardet dhe legjislacionin me normat dhe standardet e BE-së.

“Në këto periudha të mbushura me sfida që vijnë edhe për shkak të globalizimit, është e rëndësishme të kuptojmë që nuk konkurrojmë më me njëri-tjetrin, pra ekonomi kombëtare me ekonomi kombëtare apo ekonomi lokale me ekonomi lokale, por konkurrohet në nivel rajonal, kështu që rritja e shkëmbimeve me njëri-tjetrin, bashkëpunimi me njëri-tjetrin, respektimi i rregullave të cilat na ndihmojnë të përafrojmë standardet dhe legjislacionin tonë me atë të BE-së, heqja edhe shmangia e shumë barrierave të panevojshme na ndihmon që të krijojmë një ekonomi të përbashkët rajonale, e cila të ketë mundësi të konkurrojë dhe jo vetëm të tërheqë investime të huaja në mënyrë të suksesshme, por edhe të eksportojë, çka është shumë e rëndësishme”, – vijoi Meta.

Më tej, Kryetari i Kuvendit shkëmbeu mendime edhe për situatën politike në vendin fqinj, teksa shprehu besimin se zgjedhjet e 5 qershorit do të jenë një mundësi e mirë për të rikthyer besimin mes palëve dhe stabilitetin e të gjitha institucioneve, që do të dalin nga votat e qytetarëve të Maqedonisë.

“Ne gjithashtu jemi të interesuar për stabilitetin e Maqedonisë dhe shpresojmë që zgjedhjet e 5 qershorit të jenë një mundësi shumë e mirë për t’i dhënë fund gjithë kontestimeve të deritanishme dhe për të stabilizuar të gjithë institucionet që do të dalin nga vota e qytetarëve në Maqedoni, që nga Kuvendi, qeveria e kështu me radhë. Sepse kjo është shumë e rëndësishme për vetë imazhin e Maqedonisë dhe të rajonit tonë, dhe mbi të gjitha shpresojmë që zgjidhja dhe përfundimi i kësaj krize të ndihmojë edhe për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, si edhe për avancimin e proceseve integruese. Kjo se është në interesin e Maqedonisë, është në interesin tonë dhe të gjithë rajonit, dhe gjithashtu besoj se është edhe në interesin e shqiptarëve të Maqedonisë, të drejtat e të cilëve për ne mund të njohin progres vetëm përmes hapave të mëtejshëm integrues dhe modernizues të këtij shteti”, – shtoi Ilir Meta.

Sakaq, Kryetari i Kuvendit vlerësoi eksperiencën e Maqedonisë në fushën e bujqërisë e ushqimit dhe theksoi se Shqipëria mund të mësojë shumë nga kjo përvojë e vyer për zhvillimin e kësaj industrie.

“Ne mund të mësojmë nga eksperienca e Maqedonisë. Dhe unë këtë jua them të gjithëve, sidomos për zhvillimin e bujqësisë, për zhvillimin e industrisë së agro-përpunimit, ushqimit, etj. Sidomos në fushën e këtij biznesi, Maqedonia është një shkollë shumë e mirë për të gjithë ata që duan të merren me këtë aktivitet”, – tha Meta.

Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime dhe ide për një bashkëpunim sa më të mirë mes dy vendeve në fushën e biznesit dhe se çfarë mund të bëhet më shumë për rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Next Post

Studimi/ Disa përfundime befasuese për masturbimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In