Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, deklaroi dje se ai do edhe partinë, edhe Shqipërinë. Duke iu përgjigjur pyetjes në studion e “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në TV Klan se në pyetjen që shtroi deputeti socialist, Ben Blushi në Asamblenë Kombëtare se “kë duhej zgjedhur mes partisë dhe Shqipërisë”, Rama deklaroi se kjo ishte një pyetje idiote, që nuk mund të shtrohet.
Ju shtroi Blushi një sfidë: a jemi me partinë apo me Shqipërinë. A ka lidhje me idealet?
Lidhet me faktin që kjo nuk është e vërtetë.
Ka ministra të qeverisë që kanë deklaruar ‘jemi me partinë’ …Tahiri, Bushati, Majko. I referohem shtypit.
Ky është problemi gjithmonë. A thua se po më dërgon burimin e së vërtetës.
Ju vetë si do t’i përgjigjeshit kësaj pyetjeje? Doni më shumë partinë apo Shqipërinë?
Si do i përgjigjeshe pyetjes: do më shumë mamin ose babin? Unë jam me të dyja. Nuk mund të jesh dot me partinë, nëse nuk je me Shqipërinë. Dhe PS është krijuar për t’i shërbyer Shqipërisë. Kjo është një marrëzi që kur shtrohet.
Këtë pyetje ta ka bërë Ben Blushi…?
Unë nuk të pyeta kush e ka bërë pyetjen. Kjo është një pyetje idiote. Nuk ekziston një dilemë e tillë. PS është krijuar për t’i shërbyer Shqipërisë. Nuk ka mundësi të jesh me PS dhe të mos jesh me Shqipërinë. Të thuash që unë dua Shqipërinë ose partinë është të thuash një gjë që s’ka as nevojë të thuhet.
Por të thuhet që dua partinë më shumë se Shqipërinë..
Këtë e thoni ju, nuk e kanë thënë ata. Dhe ky është problemi i madh që vazhdon të përballohet Shqipëria e ulur aty në gjysmë errësirë dhe na dëgjon ne.
Jeni ngritur dhe keni gjuajtur me gotë me ujë në mbledhjen e grupit parlamentar…
Kam goditur me revolver. Kam qenë i pajisur me revolver. Është e pavërtetë. Kam qëlluar me armë.
Me armë ke ca të tjerë që qëllojnë në grupin e PS…
Ju lutem, nëse do bëjmë një debat me fakte të pavërteta… Hajde të vërtetojmë.
KPD e PS e vitit 2001 është transmetuar live. Kongresi i vitit 2009 është transmetuar live…?
Unë ju sfidoj ju, ndershmërinë tuaj. Keni pasur në dispozicion materialet filmike dhe ju do kishit konstatuar që ministrat paskan thënë se duam më shumë partinë se Shqipërinë është një gënjeshtër.
Janë fjalimet pa censurë aty.
Gota e ujit, e mohoni edhe atë?
Thashë që kam gjuajtur me kobure, jo me gotë…
(Shfaqet video e Elbasanit, incidenti me Blushin..)
Një deputet i PS-së, prijësi i listës së kandidatëve, e mbron Garda… Më jepni një qëndrim për këtë.
Unë do t’ju them atë që dua unë të them, unë do përsëris atë që më duket mua e nevojshme. Mbylle atë (videon) se e dëgjuam, o do dëgjojmë fishkëllimat, ose do dëgjojmë njëri-tjetrin. Është absolutisht e papëlqyeshme që një deputet t’i fishkëllejë qeverinë dhe është po ashtu e papëlqyeshme që një sallë t’i fishkëllejë një deputeti. Nëse unë si deputet i Vlorës në dy vjet e gjysmë nuk do kisha shkuar kurrë në Vlorë t’i takoja ata që më zgjodhën, apo ata me të cilët bëra fushatën për të çuar në fitore PS dhe do kishin parë nga televizori që sa herë të hapja gojën të fishkëlleja qeverinë time, do më dukej e çuditshme që ata të mos më fishkëllenin. Jo këtu, por kudo në botën demokratike ka edhe ngjarje të tilla, ka edhe fishkëllima.
Edhe dhunë fizike?
Nuk ka dhunë fizike. Mos më trego përralla me mbret.
Po shtoj që patjetër që mund të bëhet një diskutim edhe në këtë sallon shumë të ndjekur, por kur kujtoj që po këtu nën drejtimin tënd është bërë një emision i tërë pas vrasjes së 4 njerëzve në bulevard nga qeveria duke folur për çadra pistoletë, ka një problem të madh. Ka një hipokrizi shumë të madhe.
Nuk m’u përgjigjët nëse keni hedhur gotën…
Meqë do të vërtetën për gotën. Është një gënjeshtër që unë kam qëlluar me gotë. Është gënjeshtra e radhës e Saliut dhe e mediave të Saliut. Unë nuk kam ardhur këtu të flas për Ben Blushin. Unë jam kryetar i PS. Ben Blushi është deputet dhe anëtar i PS dhe unë çfarë kam me njerëzit e familjes sime politike, nuk dal rrugëve të shpreh opinionet e mia, nëse këto opinione nuk janë pozitive në publik. Nëse do kisha thënë në kongresin e 2003 këto gjëra, të jesh i sigurt jo vetëm do më kishin fishkëllyer, po nuk do më kishin lënë të flas fare. Këto nuk kanë asnjë lidhje me ato “çiftja e jevgut”. Ky është një zhargon që nuk mund të presësh që një sallë ta dëgjojë. I bie të mbash një fjalim të tillë vetëm në varreza.
Po s’po e lënë të flasë…
Sa i përket çështjes së kritikave, kritikat janë absolutisht të mirëpritura dhe të dëgjuara. Mbledhja e Asamblesë Kombëtare është një model dhe shembulli më ulëritës për të gjithë këtë manipulim. Ato fishkëllima janë të papëlqyeshme, por janë një rast i veçuar që ka arsyet e veta. Ndërkohë, modeli i PS është asambleja e djeshme.
Si reaguat ju kur dëgjuat ato fishkëllima?
Unë i kërkova sallës të pushojë. Taulant Balla i kërkoi sallës të pushojë. Patjetër. Ky fjalim ishte jashtë programit, në një aktivitet që s’kishte lidhje fare me qëllimin e një deputeti. Megjithatë, fjala ju dha pikërisht sepse kjo është PS. Ne bëmë çdo përpjekje që fishkëllimat t’i ndalonim, nuk patëm sukses.
Çfarë ishin ata që fishkëllenin?
Ishin 2800 kriminelë të mbledhur të të gjitha moshave nga të gjitha grupet e shtresat. Burra të vjetër, gra, vajza të reja. Të gjithë ishin mbledhur nga skutat e krimit. Ç’i keni këto more?!
Kur keni kandiduar për kryetar të PS, ju kanë ndaluar të hyni në konferencë…
Ore, jeni në metro?! Nuk i ka hequr të drejtën e fjalës askush në PS. Mos u revolto se s’ka asgjë në rrezik, as liria e fjalës.
Pse keni frikë nga zgjedhjet në PS? Duhet të ishit zgjedhur në vitin 2013?
Pse keni frikë të bëni zgjedhje është një pyetje jokorrekte. I përgjigjem se kam frikë se mos humbas. Dhe meqë jam një person që kam prirje diktatoriale, dua të vendos rregulla në parti. Po ç’janë këto?!
E kam shpjeguar dje dhe e shpjegoj prapë. Ne fituam zgjedhjet në qershor 2013 dhe morëm në dorë një vend që ishte në situatë shumë më dramatike nga sa ne e dinim. Dhe në atë situatë nuk më shkoi mendja mua dhe asnjë njeriu që t’u thoshim njerëzve që ne sapo morëm detyrën, por kemi një problem se statuti i partisë sonë thotë se kemi zgjedhje me “një anëtar, një votë”.
E kishe detyrim…
Ti mund të më pyesësh mua, por nuk mund të më kërkosh llogari për statutin e PS, se nuk je anëtar i PS-së. Statuti nuk është Kushtetutë, është një libër rregullash i një organizate që funksionin mbi bazën e atyre rregullave.
Do votoheni apo jo?
Këtë nuk e vendos unë. Këtë do e vendosin të gjithë anëtarët e PS-së. Ka një pakicë të pakicës së pakicës që thotë duhen bërë zgjedhje. Meqë është Partia Socialiste e Shqipërisë, kjo që është, unikale në llojin e vet, pavarësisht se kemi një shumicë dërrmuese që mbrojnë opinion që nuk duhen bërë zgjedhje. Dhe për këtë arsye, unë shpresoj që kongresi ta mbështesë propozimin tim, që çdo socialist, e gjithë armata e PS duhet të vendosë, duhet të ndalohet ushtrimi i detyrës nga kryetari dhe kryetari duhet të zgjidhet apo duhet që automatikisht të hyjë në fuqi statuti i ri, që është bazuar në modelin laburist.
Pse të mos shkoni në zgjedhje?
Sepse nuk jemi këtu që t’ju hapim punë juve, por jemi për të bërë punën që na kanë ngarkuar. Ju doni estradë.
Po ju i bie që të rrini në krye të partisë 30 e ca vite…
Rri i qetë Fevzi, se nuk do ta kesh këtë privilegj.
Nëse do humbni zgjedhjet, do largoheni nga PS?
Unë me në qoftë se nuk flas. Unë mund të largohem nga kryetar i PS-së edhe nëse i fitojmë zgjedhjet.
Unë me në qoftë se nuk flas se më kujtohet halla ime.
Pamjet nga protesta të Liqeni… Ai person po proteston kundër prerjes së pemëve…
Te Liqeni nuk po priten pemë. Tek Liqeni nuk do të pritet asnjë pemë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ta ka thënë këtu në këtë studio. Është një ëndërr që ai e shikon dhe është problem i tij. Çdo pemë do të spostohet, siç është gjëja më normale që mund të ndodhë, madje do mbillen më shumë pemë. Unë kam qenë kryetar bashkie që kam mbjellë 55 mijë pemë.
Goditja ndaj zonjës…
Po kthehem te 21 janari, vranë njerëz, derdhën plumba në bulevard dhe të nesërmen u dekoruan me nderimet e kryeministrit. Dhe diferencën e bën që ai polici gjuajti me shpullë dhe nuk kaloi ora dhe ai u dëbua. Për një shpullë të turpshme iku siç e meritonte ai polic. Ndërkohë që për plumba luftarakë u dekoruan ata.
Do bëhet parku?
Po, ai park do bëhet, duan apo nuk duan ata. Këta janë provokatorë. Ç’punë kanë këta me policët? Nëse këta do të ishin shoqëria civile, më thoni ku e ka varrin të vete t’i vë lule.
Kokëdhima i ngriti gishtin e mesit Berishës në parlament. Ju duket korrekte si shenjë?
Jo, më duket jokorrekte që ti po ma bën mua, se më ke ftuar. Atë mban përgjegjësi kush e bën dhe e shpjegon kush e bën.
Ka marrëveshje për të bërë President, Ilir Metën?
Jo nuk ka marrëveshje për të bërë Metën President por zgjedhja e Presidentit do të bëhet në marrëveshje me LSI.