• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK

by Skënder Minxhozi
21/01/2025 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Këto dy data e përjashtojnë njëra-tjetrën. E para na kujton ditën kur shteti vrau, zhduku provat dhe përzuri hetuesit e prokurorët nga vendi i vrasjeve. E dyta në kujton datën kur Shqipëria nisi një rrugëtim i cili sot paraqitet plot probleme e sfida, por që ka një bilanc dhe ofron një premisë për të ardhmen.

Ka megjithatë edhe një element që i mban artificialisht së bashku këto dy data: atë të vrasjes së Ziver Veizit me shokë, me këtë të përvjetorit të institucionit që drejton Altin Dumani me të tjerët. Është fakti skandaloz dhe i turpshëm për të gjithë shoqërinë shqiptare, e posaçerisht për drejtësinë e re, që vrasja makabre shtetërore e 21 janarit vijon të mbetet ligjërisht e pandëshkuar!

Nuk ka asgjë të pathënë për 21 janarin. Një dekadë e gjysëm është një kohë e gjatë për akuza, kundërakuza, debat politik, sherr studiosh, kacafytje parlamenti e mbi të gjitha është një kohë mëse e mjaftueshme që drejtësia të mbledhë prova e të formulojë akuza mbi autorët dhe urdhëruesit e gjakut që u derdh në 21 janar 2011 në dyert e selisë së kryeministrit të vendit.

Është shkruar e folur pafund për ato vrasje, i jemi kthyer e rikthyer rrethanave, përgjegjësive, asaj që kanë bërë e thënë palët në atë ditë fatale apo dhe më pas. Kemi folur e shkruar më shumë ne, njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, sesa drejtësia, e cila në mënyrën më paradoksale e ka hedhur në kosh dosjen e 21 janarit. Para dhe pas përvjetorit të krijimit të SPAK. Pra, në kohën kur drejtësia ishte një pupël që bënte fresk pas shpinës së politikës, por edhe në këtë kohën kur plasën hetime vilash e korrupsioni ndaj politikës e goditje grupesh kriminale.

SPAK ka pasur guximin të ngrejë dorën mbi një numër politikanësh që akuzohen se kanë mëkatuar me fondet publike. Ka goditur për të njëjtat arsye gjatë rrugës edhe politikanë si Berisha e Meta, që ishin në krye të piramidës së shtetit në 21 janar kur u zhdukën serverat e u mallkua kryeprokurorja. SPAK ka pasur guximin të akuzojë me korrupsion Sali Berishën e Ilir Metën, por kur në dorë i erdhi një provë shtesë për 21 janarin, e ktheu mbrapsht atë si të ishte një rrobë e përdorur dhe pa vlerë.

Altin Dumani vazhdon të hetojë vjedhjet në të katër anët e horizontit të politikës shqiptare. T’i gjejë dhe t’i dënojë kudo që do të gjenden fajtorë pas tyre. Por të hetosh vjedhjet e të neglizhosh vrasjet, do të thotë të bësh drejtësi “a la carte”, me menu si në restorant, do të thotë të jesh selektiv dhe do të thotë të kesh frikë nga ajo ngjarje, apo edhe nga ajo tjetra që mori 26 jetë në Gerdec.

Teksa përkujtojmë 14 vjetorin e masakrës së 21 janarit dhe kremtojmë 5 vjetorin e SPAK, ne shqiptarëve që kemi paguar në të dyja format përkatëse për të dy këto përvjetorë, na lejohet të ngremë një pyetje të vjetër dhe të re: kur do të dënohet krimi shtetëror i 21 janarit? Kur do të marrë një fytyrë dhe një emër kjo masakër që la katër familje pa prindër e kryefamiljarë?

Altin Dumani po i ngjan përherë e më shumë Adriatik Llallës që dilte para mediave dhe deklaronte “bëhuni gati se do ketë ngjarje”. E pra nuk ka nevojë të shohë më larg sesa vendimi Gjykatës së Strasburgut, për të gjetur shtegun procedural që duhet të ndjekë në hetimet e tij.  Për të mos folur për malin e provave e rrethanave që hedhin dritë mbi ngjarjen. Le ta bëjë këtë që të mos bindemi edhe më shumë sesa jemi të bindur, se krimi i 14 viteve më parë paska qenë kaq i fortë dhe frikësues, saqë i mbijetoi edhe drejtësisë së vjetër, edhe kësaj të resë.

Pa hetuar dhe gjykuar 21 janarin shoqëria shqiptare dhe klasa e saj drejtuese nuk do të gjejnë qetësi dhe ekuilibër. Kurse SPAK do të ketë një minus të fortë në skendinën e tij publike e profesionale.

Next Post
“A e nisët si diktator ditën e parë?”, gazetari e vë “me shpatulla pas muri” Trumpin

"A e nisët si diktator ditën e parë?", gazetari e vë "me shpatulla pas muri" Trumpin

Comments 3

  1. ccc says:
    1 year ago

    Bravo e respekte Skender!

    Reply
  2. L.Xh says:
    1 year ago

    Mirë i thonë dhe me të tallur, Sali Berisha e Ilir Metaj, kreut të SPAK-ut, (sapllakut, sokakut, qorrsokakut, sssspakut, aspakut) dhe që tingëllon edhe bukur…..DUMDUMANI….
    Dhe me të vërtetë, edhe ata (Sala me Liken), tallen me DumDumanin, sepse akuzat që kanë ngritur ndaj tyre, janë si lëng akulloreje që rrjedh nga kaushi, prandaj edhe janë të çuditur për karagjozllëqet që dëgjojnë apo që i akozojnë.
    Akzat për 21 Janarin dhe Gërdecin, me 4 plus 26 = 30 të vrarë akoma janë në fazën, “fryu era që përjashta, tundi breçkat e mëndafshta”…. duke tallur bythën me këtë popull vërtet fukara deri në palcë, por jo budalla, or DumDuman, Krajë, etj, etj……
    E në këto kushte, kërkojnë tu shtyhet mandati !
    Në asnjë mënyrë ky mandat nuk u duhet shtyrë.
    Ndofta trupës PASUESE, pas DumDumanit, mund edhe tu ndryshojë e tu shtohet afati kushtetues, i kohë qendrimit në detyrë, por kësajë trupe ekzistuese frikacakësh, apo ndofta edhe të korruptuarish – kurrsesi JO.
    Drejtësia rradha Një, karrikja Një – fillon me 21 janarin dhe Gërdecin.
    E jo me arkën e peshkut apo të një telefoni mobile…
    Këto janë paradë mode, me parfum me shishe të mbushura tek tregu GABIT.
    Populli nuk është budalla.

    Reply
  3. Ragip Sulçabegu says:
    1 year ago

    Prekurori (siç shprehej Tik Llalla) Kraja, si shkodran që është, ti shpiegojë prekurorit Dumani, se çdo të thotë në Shkodër “ TË DHJEFSHA DUMANIN”…..
    Dumanit është me tërë mënd ti DHJESËSH DUMANIN.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In