Një ngjarje e rëndë raportohet mëngjesin e kësaj të mërkure në një shkollë fillore në zonën e Vraçar të Beogradit.
Mediat vendase shkruajnë se të paktën 9 persona kanë mbetur të vrarë, pasi një 14-vjeçar hap zjarr në drejtim të tyre. Novosti shkruan se viktimë nga të shtënat ka mbetur roja i shkollës dhe 8 fëmijë.
Autoritetet policorë kanë ndaluar 14-vjeçarin i cili akuzohet për masakrën, e që dyshohet se ishte nën efektin e drogës.
Gjithnjë sipas asaj që shkruajnë mediat serbe, nga ngjarja ka edhe persona të plagosur, disa në gjendje të rëndë për jetën.
/a.r