Ju kanë munguar Street Party-t nga Telekom Electronic Beats? Epo 14 mars erdhi, kështu që zgjidhni veshjen dhe mblidhni energjitë sepse ka shumë aktivitete për të ndjekur. Dita e Verës nuk mund të kalohet më cool se mes muzikës së mirë live dhe adhuruesve të saj.
Tradita e përvitshme e Festës së Verës nga Telekom Electronic Beats do të vazhdojë edhe për 2018-ën. Dy nga rrugicat më të famshme të zonës së ish-Bllokut do të pushtohen nga njerëz të këndshëm (ju dhe miqtë tuaj) dhe muzika më e mirë.
Këto dy rrugica jeni mësuar t’i shihni plot pothuajse çdo fundjavë, por kurrë aq plot sa do të jenë në 14 Mars, në një prej festimeve më të mëdha të harmonisë me natyrën. Dhe këtë e dimë fare mirë prej eksperiencës së viteve të shkuara.
Festa do zgjasë rreth 12 orë, me 2 skena, 3 rrugë (njëra vetëm për aktivitete dhe surpriza). Nga njëra anë, energjia pushtuese e më të mirëve të skenave live, Alban Nimani dhe Bojken Lako dhe nga ana tjetër, një super line-up ndërkombëtar direkt nga Londra, Los Angeles dhe Barcelona, FlowDan, Killa P, Goldcap dhe AUDIOFLY.
Lista e performuesve është një ndër surprizat e datës 14 Mars, që po e ndajmë me ju, por jo e vetmja. Atë ditë do të bëheni pjesë e shumë suprizave të këndshme dhe të veçanta. Sepse, nëse feston me Telekom Electronic Beats duhet ta bësh siç duhet.
Ndërsa për më nostalgjikët, prisni orën 20:00 dhe zini një vend të mirë para skenës tek Pazari i Ri, ku do performojnë 3 Musketierët. Edhe nëse planifikoni të festoni 14 marsin në Elbasan, Telekom do jetë prezent me datë 13 dhe 14 mars edhe atje, në koncert me artistë të ndryshëm. Mos harroni syzet e diellit sepse ndriçimi i performancave më të mira do t’ju verbojë!
Shkoni tek eventi në facebook për t’u informuar me të rejat nga aktivitetet: https://www.facebook.com/events/1812026318867832/?active_tab=about