• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“14 maji”/ Veliaj: PS fiton nga 48 deri në 52 bashki! Bashkitë nuk janë vare kundër qeverisë, por instrumente…!

by Java News
14/04/2023 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet se Partia Socialiste do të fitojë 48-52 bashki në zgjedhjet e 14 majit. Duke folur në Report TV, Veliaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe atij qendror.

“Unë besoj se një fitore shumë e madhe në nivel kombëtar, do të ishte diçka rreth 50 bashki. Unë parashikoj 48-52 bashki. Është një mënyrë për të ecur përpara, për ta trajtuar bashkinë si aleate të qeverisë. Një kryetari bashkie i intereson që me qeverinë të ketë bashkëpunim. Kur me qeverinë kemi bërë gjysmën e unazës dhe tani po bëjmë gjysmën tjetër nga “Shqiponja” në drejtim të Tufinës, një kryetari bashkie nuk i intereson bashkia si vare kundër qeverisë, por i intereson si një instrument që të bashkëpunojë me qeverinë dhe ta mbarojë sa më shpejt këtë punë. Në këtë sens, bashkitë që do të votojnë PS-në, do të garantojnë bashkëpunimin me qeverinë e Edi Ramës, kjo është pak, por e sigurt”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se një bashki që refuzon bashkëpunimin dhe që e trajton mandatin e bashkisë si një armë kundër qeverisë së Edi Ramës, bën një gabim fatal. “Shumica e njerëzve duan që të ketë sa më shumë bashkëpunim, që të ecin gjërat përpara. Për Qarkun e Tiranës, nëse do më kishe pyetur përpara një muaji nuk do isha aq i sigurt, sepse Tirana përveç bashkisë kryesore, në pjesën tjetër ka qenë kryesisht e drejtuar nga e djathta. Pra, Vora ka qenë mbi 20 vjet bastion i djathtë, Kamza 30 vjet, Kavaja po ashtu, me disa ndërprerje të shkurtra, Rrogozhina një herë këtej, një herë andej. Sot mund të them që në të 5-ta bashkitë kemi shans dhe sondazhet na tregojnë në avantazh. Por unë besoj se sondazhi i vërtetë është i 14 majit, ndaj edhe kërkesa e llogarisë për secilin prej kolegëve që drejton fushatën, është që ne duhet të punojmë çdo ditë sikur të varemi nga 1 votë, t’i trajtojmë njerëzit me respekt, me përulësi, ta trajtojmë këtë fushatën e mbjelljes si një fushatë për të mbjellë paqe dhe për të mbjellë bashkëpunim mes njerëzve, jo për të përçarë komunitetet”, theksoi Veliaj./m.j

Next Post
I nisën sherret përsëri në BBVIP? Kiara-Luizit: Po dil ore marsh malet

I nisën sherret përsëri në BBVIP? Kiara-Luizit: Po dil ore marsh malet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In