• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

14 maji/ Ngjela: Alibeaj i paaftë, del nga kriza vetëm nëse çon personalitete në zgjedhje! Berisha-Meta, të humbur

by Java News
26/03/2023 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela e cilëson ‘të paaftë’ Enkelejd Alibeajn që nuk po arrin dot të marrë vendim se si do të hyjë PD në zgjedhjet e 14 majit.

Pas disa ditësh diskutime dhe mbledhjesh, i kanë mbetur vetëm pak orë që të marrë vendimin përfundimtar, por Ngjela thotë se nuk ka dimensionin e burrit të shtetit se ka frikë nga humbja.

Në një intervistë për Report Tv, Ngjela u shpreh se Alibeaj duhet të veprojë me urgjencë dhe sugjeron që të dërgojë Agron Gjekmarkaj në zonat katolike në veri të vendit sepse ka mbështetje.

Sali Berishën e konsideron si fajtor për përçarjen e PD dhe nuk ka mbështetje pasi njerëzit janë të mërzitur me të.

“Po spikat paaftësia e Alibeajt. Nuk e ka dimensionin e burrit të shtetit. Ajo është Partia reale e PD, të tjerat janë flluska sapuni që nuk kanë lidhje me ligjin. Siç duket Alibeaj ka frikë se do humbë në zgjedhje se nuk fiton asnjë nga kandidatët që vendos ndërsa ka kohë ende për të bërë ndarjen e punës se ka të gjithë veriun të djathtë. Duhet urgjentisht të çojë Gjekmarkajn si i angazhuar në bashkitë e veriut se rrjedh nga një familje klasike e djathtë.

Saliu nuk ka asnjë katolik në grupin e vet. Të djathtën e ka çarë Saliu. Ata duhet me çdo kusht të nxjerrin PD nga kriza dhe kjo ndodh vetëm nëse hyjnë me personalitet në zgjedhje.

Ata nuk dinë të punojnë. Saliu në grupin e tij nuk ka asnjë katolik. Për përfaqësuesit në të djathtën e jugut, e cila është e mërzitur nga budallallëqet e Saliut e dinë se nuk luan për unitetin për përcarjen. Alibeaj nuk duket se i ka rrokur në mendimin e tij”, tha Ngjela.

Sa i përket koalicionit Berisha-Meta dhe deklaratave të tyre se do të sjellin ndryshimin më 14 maj, avokati Ngjela i quan si ‘të mërziturit e humbur’ që nuk kanë asnjë mbështetje.

“Janë të mërziturit e humbur. Është bashkim i humbësve dhe i atyre që nuk kanë përkrahje në opinionin publik. Nuk ka asnjë vlerë cilët janë personalitetet që kanë në përkrahje të tyre.

Sondazhet që kanë bërë agjensitë e huaja më thonë se s’kalojnë dot as 15% të dy bashkë. Është lëvizje përçarëse sepse ju nuk i besoni të gjitha por mbani mend se do dalin me dokumente se me kë luajnë. Do dalin dokumente që tregojnë aktivitetin e tyre jo pro Amerikës”, tha Ngjela.

Për listat e PS, avokati Ngjela thotë se treguan forcë me vendimin e tyre pasi rikonfirmuan si kandidatë 44 kryebashkiakët aktualë.

 

/s.f

Next Post
VIDEOLAJM/ Autobusi i kthyer përmbys, dalin pamjet nga aksidenti në Tiranë! 3 persona të plagosur

VIDEOLAJM/ Autobusi i kthyer përmbys, dalin pamjet nga aksidenti në Tiranë! 3 persona të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In