Këngëtarja me famë botërore, Shakira mund të përballet në gjyq për evazion fiskal në Spanjë. Gjatë një hetimi tre vjeçar, gjykatësi Marco Juberías gjeti prova të mjaftueshme për hapjen e hetimit dhe rekomandoi që çështja të shkonte në gjyq.
Këngëtarja akuzohet për mashtrim tatimor në shtetin e Spanjës. Në Dhjetor të vitit 2019 Shakira u akuzua për mos pagimin e 14.5 milionë eurove taksa në vitet 2012 dhe 2014, teksa ajo jetonte në Spanjë. Nëna e dy fëmijëve dëshmoi në Janar të vitit 2019 dhe mohoi akuzat e bëra në drejtim të saj.
Sipas prokurorit të çështjes këngëtarja kaloi më shumë se gjysmën e vitit në rezidencën e saj private në shtetin e Spanjës përgjatë viteve 2012 dhe 2014 dhe kjo e kualifikon atë si rezidente në këtë vend.
Prokurorët argumentojnë se mbi këngëtaren dhe partnerin e saj, lojtari i Barcelonës, Gerard Pique, rëndon akuza e mospagimit të taksave.
Për akuzat e ngritura mbi këngëtaren, në rast se ato vertetohen, ajo do te përballet në gjyq dhe mund të dënohet me burg për evazion fiskal.
Vitet e fundit Spanja ka pasur disa raste të futbollistëve apo artistëve që janë akuzuar për shmangie të taksave.
Në 2018, Marcelo Vieira , një mbrojtës i Real Madrid, u deklarua fajtor për mashtrim tatimor dhe u dënua me katër muaj burg.
Me akuza për mashtrim me taksat janë përballur edhe lojtarë si Lionel Messi, Neymar dhe Cristiano Ronaldo.
/a.r