• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

136 politikanë të vrarë, Meksika mban zgjedhjet më të përgjakura në histori

by Java News
01/07/2018 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një prej imazheve që ka shënuar këtë fushatë elektorale meksikane është çasti kur një kandidat për deputet është duke bërë një “selfie” me një simpantizante kur një burrë i mbështetur pas një muri, i maskuar me kapele, afrohet pranë tij nga pas dhe e qëllon me plumb në kokë.

Fernando Puron, kandidat i Partisë Revolucionare Institucionale (PRI), është një prej 136 politikanëve të vrarë që prej fillimit të procesit elektoral, sipas kabinetit të studimit “Etellekt”. Fushata për zgjedhjet e përgjithshme që zhvillohen sot është më e përgjakshmja që ka njohur Meksika.

Në çastin e vdekjes së tij më 8 qershor, Puron, 43 vjeç, sapo kishte dalë nga një debat ku ishte angazhuar publikisht se do të luftonte kartelet e drogës, duke kujtuar përpjekjet që kishte zhvilluar kundër karteleve në shtetin e Coahuila ku kishte patur postin e kryebashkiakut.

“Gjithësej, 48 kandidatë për votimet e 1 korrikut janë vrarë”, thekson Etellekt. Një numër ndjeshëm më i lartë se sa në fushatën e vitit 2012 ku vetëm nëntë personalitete politike ishin vrarë dhe një kandidat. Këto shifra alarmante dëshmojnë për përfshirjen e krimit të organizuar në nivel lokal. Kriminelët përpiqen të kontrollojnë pushtetet politike dhe lokale për të ruajtur ose zgjeruar territorin e tyre dhe që të kenë akses në burimet publike, sipas ekspertëve.

“Të zgjedhurit lokalë duhet t’i binden urdhërave të vrasësve ose të krerëve të karteleve që kontrollojnë tregun”, thekson analisti Carlos Ugalde, ish-përgjegjës i autoritetit elektoral federal.

“Nëse ata mendojnë se një personalitet politik nuk do të punojë për ata, as të negociojë, apo t’u nënshtrohet, atëherë ata e vrasin”, shpjegon ai. Dhuna politike elektorale është pjesë e një vale dhune të përgjithshme që ka prekur gjithë Meksikën. Më shumë se 200 000 persona kanë vdekur që prej vitit 2006, viti kur qeveria e Felipe Calderon (2006-2012) përdori ushtrinë për të shpërbërë kartelet./ma.me

Next Post
Konfirmohet se s’do të ketë kampe refugjatësh në Shqipëri, BE shqyrton mundësi të tjera

'Shpohen tollumbacet' e PD- LSI, BE negocion me vendet afrikane për kampet e refugjatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In