• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

13-vjeçarja u shfrytëzua për prostitucion nga policët/ Qendrat e rehabilitimit nuk e pranuan

by Java News
23/11/2021 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rasti i 13 vjeçares është denocuar më herët në Fiks Fare . Rikujtojmë që L.H nxënëse në shkollën 9 vjeçare në fshatin Gjashtë të Sarandës u bë pjesë e investigimit të Fiks Fare. Drejtori i shkollës ku mësonte e mitura kërkonte ndihmën e Fiksit, pasi për vajzën ishte vendosur dy herë dërgimi në qendër rehabilitimi për shkak se vajza shfrytëzohej për prostitucion. Por këto institucione nuk e mbanin pasi vajza e mitur nuk kishte dëshirë të qëndronte.

E mitura vetëm 13 vjeçe ishte ndarë dhe nga familja e saj duke jetuar e vetme në shtëpi me qira në Sarandë. Gazetarët e Fiksit panë se shkolla kishte mungesë psikologu , ndërsa shërbimi social një nga institucionet përkatëse që duhej të përkujdesej për të miturën ia hodhën fajin qendrës së rehabilitimit që nuk e mbajtën.

Agjencia e Mbrojtjes se Fëmijëve gjithashtu nuk ka reaguar në kohë, por gazetarëve të Fiksit u pohonin se çdo gjë është në rregull me të miturën dhe se ky institucion po kryente punën e duhur me të miturën. Ndërkohë Shërbimi Social shprehej se të miturën nuk e mbanin dot kundër vullnetit të saj me arsyetimin se shkelej ligji. Detyra e bindjes së të miturës nuk u tokonte atyre por njësisë së mbrojtjes së fëmijëve.

Pra të gjitha këto institucione ia kanë hedhur topin njëra tjetrës dhe nuk kanë reaguar në kohë për të parandaluar që një e mitur të abuzohej për prostitucion. Ka qenë emisioni Fiks Fare që ka denoncuar rastin që ka sjellë më pas edhe reagimin e SHÇBA duke prangosur dy autorët të cilët shfrytëzuan të miturën ku njëri prej tyre kryeinspektor policie i pikës kufitare.

Gazetarët e Fiksit rikthehen në Sarandë në fshatin Xarrë, atje ku u arrestua në flagrancë kryeinspiktori duke kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Kryeinspektori jetonte në fshatin Mursi afër me Xarrën, ndërkohë lokali ku u kap me të miturën ishte në pronësi të një tjetër banori në fshatin Xarrë të arrestuar njëherësh me punonjësin e shtetit.

Bashkëpuntorë të Fiksit flasin me banorët. Ata tregojnë se lokali qëndronte mbyllur. Tutori në pronësi të të cilit ishte lokali i blinte mandarinat me 500 lekë dhe i shiste me 450 lekë. Gjithashtu banorët tregojnë se kryeinspektori vinte me makinë policie dhe se nuk kanë parë vajza të tjera të vinin në atë lokal.

Menjëherë pas arrestimit nga SHÇBA të turorit dhe punonjësit të policisë, reaguan edhe institucionet duke e mbajtur të miturën në qendër rehabilitimi. Kur Fiksi denoncoi faktin kjo ishte e pamundur ndërkohë pas arrestimit po.

13-vjeçarja u shfrytëzua për prostitucion nga policët /

Gazetarët telefonojnë psikologen në Sarandë se si u bë e mundur dërgimi i të miturës në qendër rehabilitimi pas arrestimit në flagranc që bëri SHÇKB-ja, pasi më parë ata justifikoheshin se nuk mund ta detyronin ishte e kundraligjshme. Ajo tregon të gjithë ngjarjen duke thënë se ka qenë OPGJ dhe inspektori i zonës që e kanë marrë të miturën nga lokali ku u gjet me kryeinspektorin dhe e sollën direkt në Tiranë dhe ajo i ishte bashkuar më vonë.

Ndërkohë e njëjta psikologe e çoi dhe herën e parë vajzën në qendrën e rehabilitimit por që iu rikthye sërish shfrytëzimit. Këtë herë tregon se qendra nuk e pyeti fare dëshirën e vajzës nëse donte të qëndronte, por e futën menjëherë në qendër.

Gazetarët e Fiksit dërgojnë një kërkesë me e-mail në Shërbimin Social Shtetëror ky kërkojnë përgjigje se përse këtë herë nuk e pyetën të miturën për ta mbajtur në qendër,nëse kështu e ka kuadri ligjor.

Në përgjigjen e kthyer thuhet se procedurat i ka ndjekur Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve. Gazetarët e Fiksit telefonojnë për të marrë përgjigje nga drejtoresha e Agjencisë së Mbrojtjes së Fëmijëve e cila pohon se procedurat janë të njëjtat dhe se Shërbimi social është në dijeni se çfarë ka ndodhur brenda qendrës së rehabilitimit.

Pra askush nga institucionet nuk mban përgjegjësi për shfrytëzimin e të miturës edhe pas denoncimit të Fiks Fare, por mbyllën sytë dhe e lanë të miturën të shfrytëzohej akoma.

Por Fiis ka bërë edhe një tjetër zbulim gjatë kësaj ngjarjeje e cila do të transmetohet mbremjen e nesërme./m.j

13-vjeçarja u shfrytëzua për prostitucion nga policët /

Next Post
Aksioni kombëtar i pastrimit në 26 nëntor/ Organizata ‘Green Line Albania’ dhe Bashkia Tiranë takim koordinues

Aksioni kombëtar i pastrimit në 26 nëntor/ Organizata ‘Green Line Albania’ dhe Bashkia Tiranë takim koordinues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gurë të çmuar dhe sende të vjedhura me vlerë 1 milion euro, 4 të arrestuar në Milano, mes tyre 2 shqiptarë

Gurë të çmuar dhe sende të vjedhura me vlerë 1 milion euro, 4 të arrestuar në Milano, mes tyre 2 shqiptarë

December 30, 2025
Mbledhja e grupit të PS-së, Balla: Ne do ta zgjedhim Avokatin e Popullit, me ose pa opozitën!

Balla jep lajmin e trishtë, ndahet nga jeta ish-zv.Kryeministri socialist

December 30, 2025
Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare në Itali

Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare në Itali

December 30, 2025
Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

December 30, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Përgjimet dhe dëshmitë, si ushqim për gjyqin popullor

December 30, 2025
“Lajme të mira për dashurinë”, Horoskopi për ditën e sotme, 23 prill 2024

Horoskopi / Surpriza, vendime të fshehta dhe emocione që ndryshojnë rrjedhën e jetës

December 30, 2025
Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet

Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet

December 30, 2025
Nis hetimi/ Gara kthehet në tragjedi, u mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Nis hetimi/ Gara kthehet në tragjedi, u mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

December 30, 2025
“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

December 30, 2025
Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com