• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

13-vjeçarja në Sarandë u shfrytëzua për prostitucion, e ëma: I vinte turp të shkonte në shkollë, thoshte s’kam ça vesh! Babai: Jam invalid, më jepni një vend ku të fus kokën

by Java News
22/11/2021 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skamja në një familje me 7 anëtarë, me 2 prindër invalidë, pa shtëpi, dhe me vështirësitë sociale për të qenë njësoj si bashkëmoshatarët, janë shenjat e një jete të vështirë që mendohet të kenë shtyrë një të mitur 13-vjeçare të lë familjen në fshat dhe të dalë e vetme në qytet në një banesë me qira.

Pikërisht ky rrugëtim nxitur nga vështirësitë e rritjes në një familje mbytur nga hallet, u kthye në tragjedinë e 13-vjeçares që në Sarandë u shfrytëzua për prostitucion nga 62-vjeçari Stefan Koloi, i arrestuar dhe tashmë në burg.

Report Tv udhëtoi drejt fshatit Gjashtë për të takuar prindërit e së miturës, të cilët dramën e vajzës së tyre, tashmë në duart e institucioneve për rehabilitim në Tiranë, e shohin si shkak të varfërisë.

“Jemi të 2 invalid, 30 mijë lekë ndihmë ekonomike nga të ardhurat e bashkisë. Prandaj vijnë këto çrregullime, se unë vetëm të vras veten”, tha babai.

“I vjen rëndë të shkojnë në shkollë, nuk kam çfarë të vesh. Më tha më jep 200 lekë çfarë t’i jepja”, tregon e ëma.

Familja jeton në një banesë me qira të cilën nuk munden ta përballojnë më.

“Dua strehimin, jam vetë i  7, të ardhura kam 200 mijë lekë. Ujë, drita, qira. Shteti të vërë dorë se unë jam përjashta e zonja më ka thënë për 15-20 ditë unë jam i ikur nga shtëpia, ku do vete unë, të gjej një rrugë shteti se unë skam ç’bëj më”, u shpreh i ati.

“Kemi qenë në grahmën e fundit. Ne duam ndihmë nuk duam llafe, duam shpresë që fëmijët të dalin diku mos të ikin rrugëve. Përse të ofendohet qytetari, jemi njerëz s’jemi bagëti, edhe bagëtia të vjen keq ta therësh. Duam një ndihmë mos të na vuajnë fëmijët. Vetëm të mbytem, më jep të bëj dy dhoma, në gur të fus kokën se nuk rri të pastroj më shtëpitë e botës”, shprehet e ëma.

Drejtori i shkollës që vajza frekuentonte në Sarandë kërkoi ndihmën e shtetit pas sjelljeve të dyshimta të saj dhe çudisë së si një 13-vjeçare mund të jetonte e vetme me qira. Megjithatë, ndërhyrja e shtetit erdhi vetëm pasi e mitura u shfrytëzua dhe duke kryer marrëdhënie me të u arrestua edhe kryeinspektori i policisë kufitare në Bijs të Sarandës, Petraq Rako 63 vjeç. Prindërit e dinin se vajza e tyre punonte pastruese në Ksamil, megjithatë, edhe punonjësve të shërbimit social u kishte rënë në sy që vajza e vogël nga familja e varfër vishej me rroba luksidhe kishte celularë të fundit të markave të njohura, por askush nuk foli!/m.j

Next Post
Shtirej si kirurg dhe bëri dhjetëra operacione plastike, la me defekte shumë femra dhe përfundon në gjyq

Shtirej si kirurg dhe bëri dhjetëra operacione plastike, la me defekte shumë femra dhe përfundon në gjyq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

March 8, 2026
Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

March 8, 2026
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

March 8, 2026
Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

March 8, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë shkund Greqinë, epiqendra pranë kufirit me Shqipërinë

March 8, 2026
“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

March 8, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

March 8, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

March 8, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

March 8, 2026
Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In