• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

by El Be
22/02/2026 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambra Alimeti, që nga dita e premte është 13-vjeçarja më e njohur në vend.

Me fjalimin dhe e saj  në parlament  nxënësja e shkollës 9 vjeçare “Abdyl Paralloi” në Elbasan, mahniti politikanët shqiptarë. E në fund njëzëri  me  ngritjen e kartonit  jeshil Ambra mes më të mirëve u  zgjodh si Nënkryetarja e Parlamentit të Nxënësve.

Gazetarja: Kush ta bëri fjalimin?

“Në fakt fjalimi ishte komplet ideja ime, ishte i shkruar nga vetë unë. Por sigurisht kërkova mbështetjen e mësuesve për një redaktim dhe së bashku zëvendësuam disa fjalë”, u shpreh Ambra.

Gazetarja: Si u ndjeve kur mbajte një fjalim para politikanë të Kuvendit të Shqipërisë?

“Pashë që reagimet ishin disi të habitura dhe të qeshura, por brenda meje më dukej sikur nuk po bëja gjënë më të mirë. Nuk e kuptoja se ishte diçka e bukur kur e shihje nga jashtë”, tha ajo.

Gazetarja: Cilat janë rezultatet e tua në shkollë ?

“Nuk më takon mua të flas për to, besoj se këtu duhet fjala e mësuesve, pasi nëse them që kam rezultate të mira duket sikur lavdërohem për veten dhe një gjë e tilla nuk më pëlqen aspak”, tha 13-vjeçarja.

Ambra nuk studion në shkollën më moderne të qytetit, ajo qëndron larg telefonit dhe afër librave. Por më çdo rrugëtim të Ambrës, pas saj qëndron dhe mësuesi kujdestar Klevis Balliu, i cili  tek çdo nxënës përpiqet të nxjerrë më të mirën e tij. Me ndihmën e mësuesit Ambra do të botojë 2 librat e saj të rinj.

Gazetarja: Profesor kur e kuptuat potencialin e Ambrës ?

“E dëgjova njëherë kur recitoi dhe pash diksionin e Ambrës ishte shumë i bukur. Më pas punuam të dy por nuk e dija që kishte penë pra që shkruante. Në klasë të gjashtë më thotë profesor kam shkruar diçka. E lexova dhe i thash Ambra do ta bëjmë libër.

Dua që shkolla të marrë pjesë tek kjo dhe kështu organizova një shfaqje tek Teatri Skampa dhe me paratë që morëm nga shitja e biletave botuam librin. Por tani kemi botimin e radhës atë më poezi. Para e të bëja botimin e librit të parë babai më tha që në libër nuk ka një poezi për të, dhe të nesërmen u çudita kur Ambra kish bërë një poezi shumë të bukur për babanë e saj”, u shpreh mësuesi kujdestar.

“Unë do të bëj dy libra të rinj një me poezi dhe një roman”, u shpreh Ambra.

Pas suksesit të Ambrës qëndrojnë dy prindërit e saj punëtor, të cilët mes sakrificave të shumta ia kanë dalë që vajza e tyre të jetë fëmija që e duan të gjithë.

“Jam nëna më krenare në botë. Kur pash vajzën në parlament u emocionova sepse ishte në mesin e më të mirëve”, u shpreh e ëma.

Next Post
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

Erjon Braçe kandidat për Tiranën? Avokat Ngjela: Nëse konfirmohet, tregon se është njeriu kryesor në PS!

April 10, 2026
“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

April 10, 2026
“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

April 10, 2026
Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

April 10, 2026

Një provë që dëshmon që Veliaj sapo ka nisur të lexojë dosjen

April 10, 2026
Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

April 10, 2026
Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

April 10, 2026
Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

April 10, 2026
Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

April 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In