• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

13 tetori, varka prej letre mbi të cilën po (ri)fundoset Basha

by Carlo Bollino
07/08/2019 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

E hëna ishte dita e fundit në dispozicion të partive për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore (virtuale), të shpallura nga presidenti Ilir Meta për në 13 tetor.

Tri partite e vetme që janë paraqitur në KQZ me dokumenta në duar, duke kërkuar që të marrin pjesë në zgjedhje, ishin LSI, Partia Republikane dhe Partia Agrare, të cilat sëbashku përfaqësojnë jo më shumë se 10 për qind të elektoratit shqiptar. Nuk e bëri këtë asnjë forcë tjetër politike, duke përfshirë këtu Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike.

Të gjithë e dinë mirë, duke filluar nga presidenti Ilir Meta, se më 13 tetor nuk do të mund të ketë asnjë zgjedhje, kështu që votimet, si dhe shumë gjëra të tjera që premton opozita këto muajt e fundit, janë ngjarje që kanë të bëjnë me botën virtuale, krejtësisht të shkëputur nga bota reale.

Por edhe kjo marrëzi kolektive, e ushqyer nga Luli, Saliu, Monika dhe Iliri, do të shërbente për të ruajtur pak koherencë, të paktën për të vazhduar të luajnë rolet që secili prej tyre i ka dhënë vetes në teatrin absurd, në të cilin opozita ka vendosur ta transformojë politikën shqiptare.

Por Lulzim Basha nuk arrin të jetë koherent as edhe në këtë parim elementar të besueshmërisë. Dhe kështu, Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht KQZ-së të organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, siç parashikon dekreti i Ilir Metës, por në të cilat vetë PD-ja ka vendosur të mos marrë pjesë.

Është e qartë se askush në botën reale nuk e merr seriozisht, dhe Basha këtë e di mirë, por, në rast se do të ndodhte e kundërta, nëse edhe KQZ-ja do të bëhej virtuale dhe të pranonte kërkesën e PD-së, më 13 tetor do të zhvilloheshin zgjedhje të reja vendore, siç kërkoi Lulzim Basha, por me pjesëmarrjen vetëm të LSI, PR dhe PA.

Domethënë, edhe këtë herë Partia Demokratike do të mbetej jashtë pushtetit dhe ngushëllimi i fundit i saj do të ishte të shihte që t’i hiqej kontrolli mbi 61 bashki Edi Ramës e t’i jepej familjes Meta. Pra, Basha del humbës edhe në skenarin e kësaj bote paralele, që ai vetë po e shkruan. Duket si një predispozitë natyrale për disfatë, kundër së cilës Luli nuk gjen asnjë ilaç, veç shmangies së çdo gare.

Zgjedhjet e 13 tetorit tanimë është e qartë për të gjithë se janë një varkë shpëtimi prej letre, që ka shpikur Ilir Meta ekskluzivisht në tentativë për të ndihmuar partinë e gruas së tij për të dalë nga ferri i padukshmërisë, në të cilin e kishin hedhur Luli e Saliu.

I mbetur pa aleatë të jashtëm dhe duke rrezikuar rrethimin e brendshëm nga ana e shumë eksponentëve të partisë së tij, duke filluar nga ish-kryebashkiakët, që ai i detyroi të humbisnin, pa mundur të luftonin, edhe Basha ka pak alternativa për të tentuar të mbetet mbi ujë e midis këtyre është dhe ajo e kapjes me thonj pas gomardarë të presidentit, edhe pse e di se ajo nuk është lëshuar në ujë për ta shpëtuar atë. Problemi është se mënyra e ngathët, me të cilën ka vendour ta përdorë atë, e bën madje qesharak.

Ndërkohë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ai vazhdon fushatën e tij personale elektorale anembanë Shqipërisë, duke përsëritur pa u mërzitur akuzat e përhershme kundër Edi Ramës, të cilave iu shton çdo orë akuza të reja e të tmerrshme, pa e kuptuar se, pavarësisht nga ajo që thotë, ditë pas dite mbetet gjithnjë e më i vetmuar.

Pas njëmijë premtimesh të pambajtura dhe një deti të tërë gënjeshtrash, në të cilin ka shkrirë edhe ato pak të vërteta të treguara gjatë gjashtë viteve opozitë, besueshmëria e Lulzim Bashës tashmë ka shkuar në zero. Dhe, megjithëse duket paradoksale, kur një lider nuk është më i besueshëm, si ai, ka vetëm një rrugë për të shpetuar partinë e vet dhe ta vënë në vështirësi kundërshtarin e tij: të japë dorëheqjen. (shqiptarja.com)

Next Post
FOTOLAJM / Xhelal Mziu lë në zyrë fotografinë e Metës kokëposhtë

FOTOLAJM / Xhelal Mziu lë në zyrë fotografinë e Metës kokëposhtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inceneratori i Fierit, caktohet data për vendimin ndaj Kokës, Bllakos dhe të tjerëve

Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

December 11, 2025
Gaza përballet me stuhinë “Byron”, mijëra familje në rrezik nga përmbytjet dhe mungesa e ndihmave

Gaza përballet me stuhinë “Byron”, mijëra familje në rrezik nga përmbytjet dhe mungesa e ndihmave

December 11, 2025
Konfiskohen pesë milionë euro në operacionin kundër “Kartelit Ballkanik”

Konfiskohen pesë milionë euro në operacionin kundër “Kartelit Ballkanik”

December 11, 2025
“Ne jemi Kryesia e PD?”, Balla nxjerr firmat për Shabanin: Tani na thoni ‘i ka mbledhur Salianji’

“Ne jemi Kryesia e PD?”, Balla nxjerr firmat për Shabanin: Tani na thoni ‘i ka mbledhur Salianji’

December 11, 2025
Komisioneri i të Drejtave të Njeriut: Europa rrezikon të krijojë një ‘hierarki njerëzish’ në emër të emigracionit

Komisioneri i të Drejtave të Njeriut: Europa rrezikon të krijojë një ‘hierarki njerëzish’ në emër të emigracionit

December 11, 2025
“O injorant’…”, Noka përplaset me Ballën! Socialisti: Ky zotëria duhet të dalë jashtë! Ndërpritet seanca

“O injorant’…”, Noka përplaset me Ballën! Socialisti: Ky zotëria duhet të dalë jashtë! Ndërpritet seanca

December 11, 2025
VIDEO / Adnan Xholi preket nga pyetja për kërcënimet e bandave ndaj familjes

VIDEO / Adnan Xholi preket nga pyetja për kërcënimet e bandave ndaj familjes

December 11, 2025
“Shabani është lepuri i Surrelit”, Berisha-mazhorancës: Ju e dini që s’merr dot asnjë firmë…

“Shabani është lepuri i Surrelit”, Berisha-mazhorancës: Ju e dini që s’merr dot asnjë firmë…

December 11, 2025
BE gati të shfrytëzojë 185 miliardë euro të Rusisë për të shpëtuar Ukrainën

BE gati të shfrytëzojë 185 miliardë euro të Rusisë për të shpëtuar Ukrainën

December 11, 2025
“Shumicës i pëlqen kafeja në SPAK”, Adnan Xholi tregon çfarë do i thoshte dikujt me pushtet në zyrë

“Shumicës i pëlqen kafeja në SPAK”, Adnan Xholi tregon çfarë do i thoshte dikujt me pushtet në zyrë

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In