• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

13 të arrestuar në Tiranë/ Dhunë në familje, sherr dhe aksidente, policia raporton edhe për një viktimë

by Ardit Rada
01/07/2020 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona, mes tyre dhe një i shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të Policisë një person i aksidentuar ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Viktima është shtetasi me inicialet T. Sh., 76 vjeç, banues në Berat, i aksidentuar në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Ndërsa u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., 28 vjeç, sepse në Bathore, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes.

NJOFTIMI I POLICISE

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. S., 34 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, në bashkëpunim me një shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. K., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., 28 vjeç, sepse në Bathore, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. GJ., 53 vjeç dhe S. GJ., 30 vjeç, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, me vetëgjyqësi, duke penguar ekzekutimin e vendimeve të gjykatës, kanë pushtuar tokën e shtetasit M. S., si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik, për shkak të detyrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•N. B., 51 vjeç, pasi në rrugën “Teodor Keko”, pas një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen dhe pas shpërndarjes të copave të betonit në mënyrë të çrregullt është përplasur me to edhe motori me drejtues shtetasin K. A. dhe pasagjer M. K., të cilët ndodhen në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

•M. M., 25 vjeç, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, është kapur në flagrancë duke drejtuar motorin pa lejen përkatëse.

•A. K., M. Q. dhe K. F., pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

•F. R., 57 vjeç, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka aksidentuar këmbësorin T. Sh., 76 vjeç, banues në Berat, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

• M. Sh., 68 vjeç, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Bajram Curri, ka aksidentuar këmbësoren S. M., 74 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

• A. D., 33 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vishje-Farkë”, ka aksidentuar shtetasin H. D., 75 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi:

•S. D., 46 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burg, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/e.rr

Next Post
Vokshi, akuza Dakos: Je autor i masakrës elektorale!

Zgjedhjet në Universitete/ Vokshi reagon ashpër: Datë antikushtetuese dhe kriminale, atë që s’bëri dot Shullazi nuk e bën dot Rama me Shahinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europa godet, Irani kërcënon: A është një mundësi e humbur për Teheranin?

ZYRTARE / Irani konfirmon vrasjen e Ajatollahut Ali Khamenei, shpall 40 ditë zie

March 1, 2026
Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In