• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“13 elemntët kyçë që sjellin në pushtet triumfuesin”/ Verdikti i profesorit që s’ka gabuar kurrë në parashikim: Trump do ti…

by Java News
23/10/2020 22:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Allan Lichtman, profesor i Historisë në Universitetin Amerikan në Uashington, ka parashikuar saktë çdo fitues të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1984, duke përdorur “13 elemntët kyçë” që, sipas tij, sjellin në pushtet triumfuesin, duke nisur nga një analizë e fushatës elektorale.

“Këto çelësa japin idenë e të gjithë panoramës. Në bazë të tyre, unë shoh përtej zgjedhjes së një presidenti amerikan, jo duke nisur nga fjalimet, sondazhet, debatet, fondet për fushatë, truket që kandidatët dhe stafet përdorin gjatë fushatës”, shprehet profesori.

Ajo çka ka rëndësi, sipas Lichtman, është fuqia që Presidenti amerikan ka mbi ekonominë dhe zhvillimin social. Dhe profesori duket se ka lajme të këqija, së paku për Donald Trump: “Parashikimi im është që Donald Trump do të bëhet Presidenti i parë në detyrë, që nga koha e George H. W. Bush në vitin 1992, që do t’i humbasë zgjedhjet dhe nuk do të rizgjidhet”.

Teksa Biden, edhe sipas sondazheve, premton të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve, sipas modelit të profesor Lichtman, ekonomia në ngërç për shkak të pandemisë koronavirus dhe protestat kombëtare antiracore duket se e vulosën fatin e Trump në këto zgjedhje: “Kurrë në historinë e Shteteve të Bashkuara një president që drejton Shtëpinë e Bardhë nuk ka patur kaq shumë probleme që të humbasë pushtetin dhe lavdinë në kaq pak kohë. Nuk ka ndodhur kurrë më parë”.

Por, ai shton se republikanët shpresojnë në një votë ndryshe të minoriteteve dhe të rinjve, ndërsa gjithnjë e më shumë po rriten dyshimet për ndërhyrjen ruse në rezultatin e zgjedhjeve: “Shikoni se çfarë ndodh. Baza republikane ka njerëz të bardhë, të vjetrit si unë. Dhe si ne nuk do të ketë më. Për fat të keq, ne nuk mund të jetojmë deri në 150 vjeç. Ndaj, tani po përpiqen të shtypin votën e bazës demokrate të të rinjve dhe minoriteteve. Kjo më shqetëson mua. Së dyti, ndërhyrja ruse. Ata po kthehen. Kanë mësuar shumë përgjatë këtyre 4 viteve. Ndoshta mund të përpiqen të ndërhyjnë në teknologjinë tonë të votimit apo qendrat e votimit. Edhe një herë, Donald Trump e mirëpret ndërhyrjen ruse. Këto janë padyshim kërcënime më të mëdha për demokracinë tonë. Ato janë në të vërtetë sistemi im i pagabueshëm i parashikimit. Unë i qëndroj parashikimit tim dhe këtyre shqetësimeve”.

Pas 4 dekadash parashikimesh të pagabueshme, Lichtman pranon se ndihet vërtet nervoz në çdo ditë zgjedhjeje sepse kërkon të vendosë një rekord botëror: “Sot jam 73 vjeç. E bëj këtë gjë prej 40 vitesh dhe çdo 4 vjet ndjej ende flutura në stomak. Unë bëj një parashikim të qartë, pa mëdyshje se kush do të jetë fituesi. Nuk eci me probabilitet. Dhe nuk e di çfarë mund të më ndodhë nëse gabohem. Ndaj them që kam flutura ende dhe nervozizmi shtohet sidomos natën e zgjedhjeve”.

Profesor Lichtman pranon se një nga momentet e tij më të vështira ishte kur parashikoi në 2016 fitoren e Donald Trump, edhe pse të tjerët ishin të sigurt për triumfin e Hillary Clinton./ A2

g.kosovari

Next Post
Gjykata lë në burg përdhunuesin e vajzës, publikohet foto dhe emri i babait monstër

Vajza 15-vjeçare rrëfen si u dhunua nga tre persona në motel/ Policia i kapi në flagrancë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

March 11, 2026
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Protesta e 12 marsit para Kuvendit, Tabaku: Do jetë paqësore! Bëhet për çmimet e larta dhe korrupsionin

March 11, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

March 11, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Degradon konflikti mes disa personave në Bulqizë, 3 të plagosur, policia në kërkim të 2 autorëve

March 11, 2026
“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In