• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

120 përgjigje nga një socialist për 120 pyetjet e Ben Blushit

by
29/04/2015 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Meqenëse deputeti Ben Blushi më ka drejtuar edhe mua (si gjithë të tjerëve) një seri pyetjesh, po përpiqem, nëpërmjet kësaj gazete, të jap përgjigje.

 

1- A e di se qysh se kemi ardhur në pushtet, në Partinë Socialiste nuk ka më zgjedhje?

– Nuk e di, por e besoj. Mirëpo, si një nga ata që kam dhënë dikur votën për Ju, kam të drejtë edhe të të pyes: Pse Ti dhe gjithë të zgjedhurit e tjerë vazhdoni të rrini në postet partiake duke e ditur që u ka mbaruar mandati? Jepni dorëheqe që Ne të kemi të drejtë të zgjedhim.

 

2- A e di se kryetari i partisë ka një mandat unik gjashtëvjeçar, ndërkohë që sipas rregullit mandati duhet të ishte katër vjet?

– Po, e di. Para dy vitesh e ke ngritur këtë çështje, por nuk vazhdove më tej. Pranove, e pasi pranove Ti, pranova edhe Unë. Pritëm dy vjet, po presim edhe dy të tjera, në fund të fundit pa kryetar nuk jemi. Ne jemi mësuar të rrimë edhe pa Kryetar.Por s’ke faj, Ti nuk ishe atëhere kur Ne nuk kishim Kryetar.

 

7- (edhe 3 – 6) A e di se sipas statutit të partisë sonë, Asambleja Kombëtare duhet të mblidhet një herë në tre muaj?

– Po, e di. Por nuk e kuptoj se si vazhdon të ushtrosh detyrën e të zgjedhurit në Asamblenë Kombëtare në kundërshtim me statutin?

 

8- A e di se Kryesia duhet të mblidhet një herë në muaj?

Po, e di. Kam votuar edhe unë për këtë statut, që Ti bashkë me shumë të tjerë e shkelni sa herë të doni. Pse nuk jepni dorëheqjen, kur nuk jeni në gjendje të mblidheni?

 

11- (edhe 9, 10) A e di se çdo vendim që merret në Partinë Socialiste, nuk është më kolegjial, por vetëm personal?

– Jo, nuk e di. Tani që e mësova po ju them: Harram e paçi votën time.

 12- A di se ne erdhëm në pushtet duke premtuar 300 mijë vende pune?

– Po, e di. Partia Socialiste dhe koalicioni i majtë erdhi në pushtet, edhe sepse premtoi 300 mijë vende pune, por jo vetëm për këtë dhe Ti e di shumë mirë.

13- A e di se sipas shifrave zyrtare papunësia është shtuar me 7 për qind?

– Edhe mundet. Por, më lind e drejta të pyes: Ti, Deputeti im, ç’ke bërë për këtë?

 

27- (edhe 14 – 26) A e di kush do blejë dhe kush do shesë, kush do shkojë në shkollat tona, kush do i punojë tokat dhe punishtet tona, kush do i pastrojë shtëpitë, ujërat dhe ngastrat tona, nëse të gjithë ikin?

– Ja ke futur kot, po kot fare. Në një nga pyetjet e mësipërme, thua se po ikin të varfërit. Më lejo të bëhem pak cinik. Ju të pasurit, dhe nuk jeni pak në këtë vend të varfër, është e sigurtë që nuk do të ikni. Punoni edhe Ju pak, dreqi ta hajë, se mirë ju bën edhe për shëndetin.

 

28- A e di që po firojmë pak nga pak, jo se nuk kemi tokë, diell, ujë dhe ajër, por se qeverisemi keq e mos më keq?

– Po e di. Qeverisemi keq e mos më keq falë edhe kontributit Tënd. Ke qënë edhe Ti nja dy herë Ministër dhe shumë herë Deputet.

 

29- (edhe 30, 31) A e di se premtuam që do ulet çmimi i naftës, ndërkohë që sot e paguajmë naftën më shtrenjtë se çdo popull në rajon dhe më shtrenjtë se çdo popull në Europë?

– Po e di. Ashtu siç e di që kjo është edhe falë votës Tënde dhe shumë të tjerëve.

 

33- (edhe 32, 34) A e di se atë ditë shteti nuk ishte aty për t’i mbrojtur?

-Mund të kesh pjesërisht të drejtë. Një pjesë e shtetit ishte aty. Ty nuk të pashë. Edhe Ti shtet je, apo jo?

 

44- (edhe 35 – 46) A e di se në Parlament po votohet një ligj që parashikon t’i sekuestrohet shtëpia atij që nuk ka paguar energjinë elektrike?A e di se duan ta votojmë këtë padrejtësi që quhet reformë?

– Po e di. Dëgjova diskutimin e deputetit Braçe në seancën plenare që e kundërshtoi këtë nen të ligjit. Mos e voto dhe lobo që të mos votohet, për këtë punë e merrni rrogën.

 

47- (edhe 48 – 53) A e di që sot në Shqipëri nuk lejohet të ndërtosh?

 – Po e di. Është një e keqe e domosdoshme.

 

54- (edhe 55 – 57) A e di se ne premtuam që do ta ulim borxhin publik?

– Po e di. A kishte rrugë tjetër dy vjet më parë? Nëse po, na e thuaj.

 

58- (edhe 59 – 62) A e di se sa paguan ti dhe të gjithë ne për të shlyer një borxh që nuk e kemi krijuar vetë, por është mbledhur për shkak të mediokritetit, paaftësisë dhe abuzimit në vite?

– Po e di. Kjo është arsyeja më e fortë pse PS dhe koalicioni i majtë erdhi në pushtet me mbi një milion vota.

 timthumb

63- (edhe 63 – 66) A e di se sot shqiptarët konsumojnë më pak se një vit më parë?

– Po e di. Ndërkohë  pyes: Ti, dhe ashtu si Ti edhe kolegët e tjerë deputetë, ç’propozon dhe ç’do të bësh që, nga sot një vit më pas, shqiptarët të konsumojnë më shumë se një vit më parë?

 

67- A e di se numri i atyre që marrin asistencë sociale është reduktuar me 30 për qind?

– Po e di. Duhet reduktuar më tej, që të përfitojë më tepër se sa sot, ai që ka nevojë dhe jo ai që është i zoti të mashtrojë apo nuk do të punojë, tokën fjala vjen.

 

68- (edhe 69) A e di ku kanë shkuar tepricat e këtij kursimi?

– Nuk e di dhe s’kam si ta di kur nuk ma ke thënë Ti dhe kolegët e Tu deputetë. Ne për këtë punë ju kemi votuar, jo për llogje kavaje.

 

70- A e di se asnjë lek nga fondet që i janë hequr skemës së asistencës për të varfrit nuk ka shkuar për shkolla, për spitale, për rrugë, për subvencionim të punësimit apo të produkteve bujqësore?

– Nuk e di dhe nuk interesohem ta di, pasi mendoj se“fondet që i janë hequr skemës së asistencës për të varfrit” nuk kanë pse të shkojnë “për shkolla, për spitale, për rrugë, për subvencionim të punësimit apo të produkteve bujqësore”. Ato fonde duhet të shkojnë përsëri në skemën e asistencës për të varfërit, me qëllim që asistenca, për atë që i takon të marrë asistencë, të jetë më e lartë se sa sot.

 

71- A e di se nuk ka mbaruar asnjë rrugë në këta dy vjet?

– Mund të jetë e vërtetë. Por kjo nuk më thotë asgjë. Nëse rruga është parashikuar për të përfunduar në tre apo katër vjet, nuk ka si të përfundojë për dy vjet. Megjithatë duro, në fund të shtatorit bëhen dy vjet dhe deri atëhere mbase përfundon ndonjë, falë edhe ndihmesës që jep kritika Jote.

 

72- A e di se premtimi kryesor i qeverisë në një qytet bregdetar është një pishinë publike?

– Nuk e besoj të jetë tamam-tamam kështu. Por, kjo mund të mos jetë çudi e madhe. Nëse ky qyteti bregdetar, për të cilin flisni, nuk ofron tjetër veçse diell, rërë dhe ujë, pishina nuk është premtim i vogël.

 

73- (edhe 74-78) A e di se ekonomia jonë po prodhon çdo ditë e më pak? …A e di se kjo kompani nuk ka sjellë asnjë lek shtesë në të ardhurat tona?

– Nuk e di, dhe përgjegjës për këtë je edhe Ti bashkë me kolegët deputetë. Sa interpelanca me Kryeministrin, Ministrin e Financave, Ministrat e tjerë dhe vartësit e tyre, me tematikë problemet që shtron në pyetjet e mësipërme, ke kërkuar në parlament Ti dhe kolegët e Tu?

 

81- (edhe 79-82) A e di se sa është shtrenjtuar kostoja e shëndetit?

– Nuk jam dakort me sa thua. Nga matematika kam mësuar se për të hedhur poshtë një pohim mjafton të sillet një shembull që tregon të kundërtën e pohimit. Shembull: Është ulur TVSH për barnat mjekësore dhe janë ulur ndjeshëm çmimet e tyre. Ky është fakt, verifikoje nëse s’e di. Nuk bën mirë që për premtimet që ka bërë koalicioni i majtë, bashkë me të tjerët edhe Ti, të kërkosh realizimin e tyre kur kanë kaluar veçse 18 (tetëmbëdhjetë) muaj, nga 48 (dyzetë e tetë) muaj që është mandati i plotë.

 

83- A e di se qeveria parashikon të shpërndajë taksat tona për të favorizuar universitetet private?

– Nuk e di. Por di të them, nga sa kam lexuar dhe kuptuar nga projekt-ligji, që kjo nuk është parashikuar dhe nuk do të ndodhë.

 

84- A e di se të paktën 5000 fëmijë ikin çdo vit nga Shqipëria për të mësuar në Europë dhe shteti nuk u kthen familjeve të tyre asnjë lek nga taksat që ata kanë pagur për arsimin?

– Nuk e di. Nëse ikin kaq sa thua, një gjë është e sigurtë, nuk ikin për eksod, pasi eksodi, ky i tanishmi,  është “monopol” i të varfërve. Të varfër, këta fëmijë dhe familjet e tyre, zor se janë. Por pyes: A nuk të duket se e ke tepruar ca si shumë kur më kërkon përgjigje për  këtë pyetje? Dhe a e di pse?! Si të të përgjigjem për këtë, kur më poshtë më pyet: “A e di se ne nuk ia paguajmë më transportin mësuesve që shkojnë në fshatra? A e di sa i kushton një familjeje shkolla e fëmijës që është 10 km larg çdo ditë, në dimër dhe në verë”?

 

85- A e di se kemi fëmijët më të paarsimuar në rajon dhe se investojmë më pak se kushdo tjetër për shkollat?

– Po e di dhe, si mësues e pedagog, jam i trishtuar. Në këtë trishtim ke edhe Ti pjesën tënde. Ke qenë edhe Ti Ministër i këtij Arsimi. Ke qenë për shumë vite dhe je, edhe tani që po më pyet, deputet i këtij Parlamenti që ka votuar këtë buxhet për Arsimin.

 

89- (edhe 86-89) A e di se drejtuesit e pasurive publike janë zgjedhur me shoqëri dhe pa asnjë kriter cilësie apo merite?

– Nuk e di. Por mos më bëj mua fajtor. Unë votën kam në dorë dhe atë ua kam deleguar Juve, deputetëve të këtij vendi. Ju bëni detyrën, mos më pyesni.

 

90- A e di se kush është futur në Parlamentin e Shqipërisë?

– Nuk e kam ditur. Tani diçka di.

 

91- (edhe 92 – 100) A e di se shqiptarët mendojnë se në Parlament mund të hysh vetëm nëse vret, nëse vjedh, nëse je i pashkollë apo nëse je i pasur?

– Nuk e di dhe, për më tepër, nuk e besoj këtë legjendë urbane. Për një arsye fare të thjeshtë. Edhe unë jam shqiptar, por nuk e kam këtë mendim për Parlamentin. Një sugjerim për rracën e politikanëve: Mos flisni kurrë në emër të të gjithë shqiptarëve pasi jotë gjithë janë në një mendje me Ju.

 

101- (edhe 102, 103) A e di që, nëse duhet të kandidosh për deputet apo kryetar bashkie, pyetja e parë që bëhet është sa lekë ke?- Sa vota do blesh?- Sa të varfër do ushqesh me miell dhe vaj ditën e zgjedhjeve?

– Nuk e di dhe nuk e besoj. Po të ishte e vërtetë do të ishte gjendur dikush që të kishte bërë publik faktin. Deri më sot asnjë kandidat për deputet apo kryetar bashkie nuk ka denoncuar. Ti psh, si u bëre deputet?

 

104- (edhe 105 – 112) A e di që të pasurit vetëm zgjidhen kurse të varfrit vetëm zgjedhin?

– Nuk e di. E di pse? Sepse edhe të pasurit që janë zgjedhur (sidozot Ju deputetët) zgjedhin. Ju i zgjidhni ministrat, gjyqtarët e lartë, prokurorin e përgjithshëm, drejtorët e rangjeve të larta etj. Pa më thuaj: A keni zgjedhur ndonjëherë ndonjë të varfër në këto poste? Nuk kam dëgjuar. Atëhere të varfërve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të zgjedhin, dhe këtë mundësi ja jepni Ju politikanët, Ju të pasurit.

 

113- A e di se administrata publike është një plaçkë që ndahet çdo ditë mes partive dhe prandaj kemi administratën më të degraduar dhe më mediokre të Europës?

– Them se e di. Ashtu siç edhe di që gjithçka është peshqesh i Ju politikanëve. Ju nuk doni administratë publike të aftë, se ndryshe nuk e komandoni dot.

 

114- (edhe 115) A e di, i dashur mik, se të gjitha sa thashë janë vendime personale? A e di se askush nuk është pyetur për sa më sipër, por përkundrazi, të gjithë janë detyruar të mbrojnë fytyrën për të ndëshkuar pasqyrën?

– Nuk e kam ditur. Nëse është e vërtetë, paçi faqen e zezë të gjithë JU, që e keni çuar gjendjen deri në këtë pikë. Harram vota! Harram besimi!

 

116- A e kupton atëherë pse flas?

– E kuptoj. Por nuk mjafton vetëm të flasësh pasi ka ndodhur. Ti dhe shumë e shumë të tjerë jeni paguar dhe paguheni për të parandaluar, sepse jo gjithçka ndërtohet për një ditë. Ju aty keni qenë, ndonjë gur, ndofta jo gur themeli, edhe e keni vendosur.

 

117- (edhe 118) A mendon akoma se është më mirë të mos flas? A beson se dëmtoj më shumë kur hesht apo kur flas?

– As mos e shko nëpër mend të mos flasësh. Ti të paktën flet, kur ka shumë të tjerë që as nuk flasin. Por, fol në kohën e duhur, pa u trashur zullumi dhe mbi të gjitha, jep edhe ndonjë alternativë për zgjidhje.

 

119- (edhe 120) A e kupton tani kush i bën më shumë dëm Shqipërisë? Fytyra apo pasqyra?

– Të dyja.

 

**************

*Prof.Asoc.Dr. Hysen Binjaku është Pedagog i Ekonomisë

Next Post

Elvanën e "braktisin" në shkretëtirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha përgëzon Adriatik Lapajn për protestën: I heqin çadrat dhe ujin! Rama ka frikë, ai…

Partia Demokratike proteston sot përpara Kryeministrisë

December 22, 2025
Klodjan Braho merr sot detyrën nga Dumani/ U zgjodh drejtues i SPAK për 3 vite

Klodjan Braho merr sot detyrën nga Dumani/ U zgjodh drejtues i SPAK për 3 vite

December 22, 2025
DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Ish-presidenti Meta sot në GJKKO/ Mbahet seanca paraprake për kalimin ose jo të dosjes për gjykim, kërkon të njihet me provat

December 22, 2025
Bill Clinton dhe jeta e tij intime në qendër të skandalit Epstein! Publikimi i fotove nga pishina tek vajza në prehrin e tij

Bill Clinton dhe jeta e tij intime në qendër të skandalit Epstein! Publikimi i fotove nga pishina tek vajza në prehrin e tij

December 22, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In