• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

12 vjeçarja e abuzuar në jetimoren e Shkodrës i dërgon një letër Ramës

by Java News
24/05/2016 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga vajzat e dhunuara në jetimoren e Shkodrës i ka dërguar një letër Kryeministrit Edi Rama. 12 vjeçarja rrëfen dhunën sistematike që është ushtruar ndaj saj brenda jetimores.Ajo sqaron se fëmijët më të mëdhenj i dhunonin vazhdimisht, motrat e saj dhe i çonin në një dhomë ku i rrihnin me shkopin që ishte në raft.

“I dashur Kryeministër, unë jam K.B 12 vjeçe, T.B është 11 vjeç dhe L.B është 7­të. Unë kam 6 vëllezër dhe 6 motra. Unë kam vuajtur shumë nga një vajzë e rritur dhe nga disa djem të mëdhenj. Motrat e mia i çonte në një dhomë kjo vajza dhe i rrihte shumë. Unë po e shkruaj këtë letër me sytë me lot. Ajo merrte shkopin që ishte në raft dhe na rrihte. Shkopi ishte prej hekuri dhe ajo na rrihte pa mëshirë”­, shkruan vajza.

Ajo është e bija e Natasha Bajramit, gruaja e cila një ditë pasi u publikua në media rasti, denoncoi dhunën në këtë institucion dhe kërkoi që të bëhej ekspertimi i gjendjes së vajzave të saj që rrinin në Shtëpinë e Fëmijës.

E mitura shkruan më tej se ish drejtoresha Albana Llazani ishte në dijeni të këtyre gjërave, por nuk reagonte.

LETRA E PLOTË

“I dashur Kryeministër, unë quhem K.B Unë jam 12 vjeçe, T. është 11 vjeç dhe Laura është 7-të. Unë kam 6 vëllezër dhe 6 motra. Unë kam vuajtur shumë nga një vajzë e rritur dhe nga disa djem të mëdhenj.

Motrat e mia i çonte në një dhomë kjo vajza dhe i rrihte shumë. Unë po e shkruaj këtë letër me sytë me lot. Shela më rrihte mua dhe vajzat e tjera.

Ajo merrte shkopin që ishte në raft dhe na rrihte. Shkopi ishte prej hekuri dhe ajo na rrihte pa mëshirë. Shela bënte fjalë të pista me të tjerët më të mëdhenj  dhe ajo më detyronte të bëja edhe unë fjalë të pista por unë nuk pranoja dhe haja dajakun e Shelës.

Kur mami na merrte në shtëpi ne i tregonim mamit dhe mami shkonte tek zyshë Albana por ajo i thoshte se unë gënjeja dhe nuk merrte fare masa. Shela më merrte  mua dhe më çonte në banjo për të bërë fjalë të pista dhe unë nuk pranoja dhe e kisha shumë frikë, prandaj nuk tregoja se kisha shumë frikë.

Mami na ka sjellë nga e keqja sepse s’ka shtëpi dhe është shumë e sëmurë por mami na thoshte që të duronim deri sa të  merrte shtëpinë por unë nuk duroj dot më, ju lutem shumë të na ndihmoni mamin sepse e kam shumë të sëmurë sepse nuk ka më fuqi për të dalë dhe për të lypur me vëllanë e vogël.

Kush është biznesmen të vendosë dorën në zemër, ju lutem nëse bëni ndonjë strehim  për mamin tim, ju lutem me gjithë shpirt dhe dhimbjen që na kanë shkaktuar Shela bashkë me çunat e mëdhenj.

Nëse ju nuk e ndihmoni dot mamin tim unë do të bëj ndonjë skandal të vras veten time sepse nuk duroj dot vuajtjet që kam ngrënë nga Shela. Unë me sytë  duke qarë e kam shkruar këtë letër, ju lutem ndihmojeni mamin tim, ju lutem.

Me respekt, me dhimbje dhe shumë dashuri, Kamela”.

Next Post

FOTO/ Duket si në Mars, por jo... ndodhet në Tokë dhe e kanë bërë vullkanet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In