Trupat e 12 migrantëve, përfshirë tetë fëmijë, u gjetën sot në mëngjes nga autoritetet greke përgjatë ishullit të Samosit, në detin Egje’, pas mbytjes së një varke që vinte nga brigjet turke, njoftoi roja bregdetare greke.
”Një operacion shpëtimi po ndodh aktualisht për gjetjen e rreth 20 personave që rezultojnë të zhdukur”, sipas një prej 10 të shpëtuarve nga mbytja e kësaj varke.
ATSH