• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

12 mijë persona humbën punën në Maqedoni nga pandemia

by A R
23/08/2020 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia për punësim në Maqedoninë e Veriut ka regjistruar 11.734 persona të papunë që nga fillimi i pandemisë me koronavirusin nga Marsi deri në fund të Korrikut, por ata nuk presin që tendenca e tillë e pushimeve nga puna të vazhdojë në Vjeshtë. Shumicës së personave të pushuar nga puna, ose rreth 48 %, iu kishin përfunduar kontratat me afat të caktuar, pastaj pothuaj 24 % e kanë ndërpre punën me marrëveshje, mbi 10 % kanë dhënë dorëheqje dhe mbi 7 % janë pushuar nga punëdhënësi i tyre.

Ndërsa 5 % u pushuan nga puna për arsye të ndryshme afariste, 1 % për shkak të falimentimit, 0.7 % për shkak të ndërprerjes së veprimtarisë dhe gati 3 % kanë mbetur pa punë për arsye të tjera. E pyetur nëse priten pushime të reja nga puna nëse, masa të reja restriktive, aplikohen në përputhje me njoftimet e ministrit Venko Filipçe i cili nuk e përjashtoi këtë mundësi varësisht nga situata me epideminë, drejtoresha e Agjencisë për punësim Blijana Jovanovska në një intervistë për Radio Evropa e Lirë thotë se më e keqja ka kaluar.

“Oferta dhe kërkesa në tregun e punës dhe në krizën e covidit pësoi lëvizje të madhe. Kishim ditë kur kërkesa për punë, pra vendet e lira të reklamuara arriti deri në tetë mijë. Dikur ishin 400 mijë. Pra, mesatarja ishte 6000 vende të lira. Besoj se do të ketë lëvizje. Por, për mendimin tim, e gjithë situata do të stabilizohet dhe ne e kemi kapërcyer periudhën më të keqe. Pres që të ketë një stabilitet dhe lëvizje në ngritje, pra një linjë pozitive në pjesën e tregut të punës dhe në pjesën e punësimit dhe uljes së papunësisë”, thotë Jovanovska.

Shumica e atyre që janë larguar nga puna janë nga industria e përpunimit ose pothuajse 40 %, e pastaj pothuaj 20 % e tregtisë me pakicë, si dhe rreth 9 % e aktiviteteve të akomodimit dhe shërbime me ushqim. Mbi gjysma kanë arsim të mesëm jo të plotë ose të përfunduar, 25 % janë pa arsim ose arsim fillor dhe gati 18 % e atyre që humbasin punën e tyre kanë arsim të lartë. Pothuajse gjysma e tyre janë midis moshës 30 dhe 49 vjeç, pas tyre 27 % janë mbi moshën 50 vjeç, ndërsa më të rinjtë në moshën deri 29 vjeç përbëjnë pjesën e mbetur 25 %.

Në tregun e punës më së shumti kërkohen punëtorë të përgjithshëm, shitës dhe kamerierë, pastaj punonjës për higjienë, shoferë të kamionëve, autobusëve dhe taksive, si dhe punëtorë në ndërtimtari, punëtorët në fushën e teknologjive të informacionit dhe inxhinierët mekanikë dhe të ndërtimtarisë.

Ndërkaq, në një komunikatë për mediat, nga LSDM njoftuan se qeveria e re në mandatin e plotë 4-vjeçar do të punojë me përkushtim në realizimin e programeve të hartuara, para së gjithash në rritjen dhe zhvillimin ekonomik.

“Në rend të parë në agjendën e Qeverisë së re është zhvillimi i ri i ekonomisë që do të sigurojë fuqizim të standardit të të gjithë qytetarëve. Në katër vitet e ardhshme do të vazhdojë rritja e pagave, investimet në vende të reja të punës, mbështetja e vazhdueshme e sektorit privat vendor dhe thithja e investimeve të huaja”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Qeveria ka siguruar 555 milionë Euro për t’u përballur me krizën e shkaktuar nga kovid-19, ndërsa një pjesë e fondeve ishin për të ruajtur likuiditetin e kompanive. Më shumë se 22.000 kompani me 122.000 të punësuar morën ndihmën e qeverisë për të paguar pagën minimale për muajt Prill, Maj dhe Qershor për të parandaluar pushimet nga puna dhe për të ruajtur vendet e punës.

/a.r

Next Post
Julia Timoshenko infektohet me Covid, raportohet në gjendje të rëndë

Julia Timoshenko infektohet me Covid, raportohet në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD

“Berisha gënjeshtra demokratëve”/ Bejko: Ka frikë se i lënë sheshin bosh! Rama 3-4 hapa para në ‘lojën politike’

January 23, 2026
Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

January 23, 2026
Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

January 23, 2026
“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”/ Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt

“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”/ Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt

January 23, 2026
“Rrini në radhë si gjithë të tjerët, ç’është kjo arrogancë!”/ Braçe publikon VIDEO-n nga trafiku në Tiranë dhe kritikon zyrtarin shtetëror

“Rrini në radhë si gjithë të tjerët, ç’është kjo arrogancë!”/ Braçe publikon VIDEO-n nga trafiku në Tiranë dhe kritikon zyrtarin shtetëror

January 23, 2026
Karremi i Putinit për Trump-in

ZYRTARE/ Nënshkruan me skuadrën e…Ed Sheeran, Anis Mehmeti qëndron në Championship

January 23, 2026
Tronditëse/ Dyshohet se ka jetuar për 20 vjet në kushte çnjerëzore, 80-vjeçari gjendet i vetëm në një bodrum

Tronditëse/ Dyshohet se ka jetuar për 20 vjet në kushte çnjerëzore, 80-vjeçari gjendet i vetëm në një bodrum

January 23, 2026
“Më kërcënuan me jetën e fëmijëve”, Iris Luarasi vjen me mesazhin e fortë

“Më kërcënuan me jetën e fëmijëve”, Iris Luarasi vjen me mesazhin e fortë

January 23, 2026
Lamtumirë djalit qytetar, fisnik dhe simpatik, basketbollistit të Tiranës së artë të viteve ’70–’80, Piro Koleka

Lamtumirë djalit qytetar, fisnik dhe simpatik, basketbollistit të Tiranës së artë të viteve ’70–’80, Piro Koleka

January 23, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In