Mbreti Charles do të shesë 12 kuaj garash që i përkasin nënës së tij të dashur, Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth.
Siç raporton gazeta britanike “Daily Mail”, mbreti i ri po përgatitet të nxjerrë në ankand 12 nga kuajt që ka trashëguar nga nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II.
Një e treta e kuajve të Mbretëreshës do të shiten në ankand në Neëmarket’s Tattersalls muajin e ardhshëm.
Monarkja e ndjerë kishte gjithsej 37 kuaj garash. Dy nga kuajt e preferuar të Elizabeth që do të dalin në ankand janë ‘Just Fine’ dhe ‘Love Affairs’.
Sakaq siç raportohet, mbreti Charles ka 60 kuaj garash dhe 38 pela në Sandringham.
I njëjti burim vuri në dukje se Mbreti i ri do të zvogëlojë numrin e kuajve, por marrëdhënia midis familjes mbretërore dhe industrisë së garave me kuaj do të vazhdojë.
Mbretëresha Elizabeth zakonisht shiste rreth shtatë kuaj në vit. Pak para se të jepte frymën e fundit, monarkja kishte mbajtur rreth 30 kuaj që merrnin pjesë në garat e shfaqjes.
/f.s











