Në një konferencë shtypi të mbajtur nga Vasily Nebenzya, ambasadori i Rusisë në OKB, Nebenzya mori një telefonatë dhe konfirmoi pak më vonë se 12 diplomatë ishin shpallur “persona non grata” nga autoritetet amerikane dhe ishin udhëzuar të largoheshin deri më 7 mars, sipas New York Times.
Nebenzya e quajti dëbimin e diplomatëve rusë një “shkelje të rëndë” të pozicionit të SHBA-së si vend pritës i OKB-së.
“Ka shumë vende që e kuptojnë se cili është pozicioni rus, çfarë po bën dhe pse,” tha Nebenzya.
/b.h